9.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Putini do të “poshtërohet” nëse do të duhet të takojë Zelenskyn, thotë diplomati rus i dezertuar

Një ish-diplomat rus, i cili u bë dezertori i një profili të lartë kur la punën e tij në Gjenevë pas fillimit të agresionit rus mbi Ukrainë, thotë se Vladimir Putin do të “poshtërohej” nëse do t’i duhej të takohej me Volodymyr Zelensky.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, Boris Bondarev ishte një diplomat i lartë në misionin rus në Gjenevë, Zvicër, por u dërgoi një email kolegëve të tij diplomatë në maj duke thënë se ai po jepte dorëheqjen sepse nuk kishte pasur kurrë “aq turp” për vendin e tij pas fillimit të luftës.

Tani ai i thotë Euronews se ishte “kristal e qartë” për të se Rusia “kishte dalë përtej kufijve të arsyes dhe ishte zhytur në një humnerë” dhe kjo e nxiti vendimin e tij për t’u larguar.

Më shumë se 150 ditë pas fillimit të agresionit, Bondarev tani thotë se Vladimir Putin bëri një “gabim strategjik” me pushtimin dhe do të duhet të dërgojë “gjithnjë e më shumë mish për top” në Ukrainë.

“Është e vërtetë që çdo luftë përfundon me negociata. Por sot nuk shoh se negociatat janë ato që duan të dyja palët”.

“Ai (Putini) dëshiron të shtypë Ukrainën, sepse ky është një vend që sipas mendimit të tij nuk ka të drejtë të ekzistojë. E megjithatë ukrainasit jo vetëm që ekzistojnë, por ata po mbrohen dhe po kundërpërgjigjen”, shton ai.

Pra, a mund të ketë një takim të mundshëm ballë për ballë midis presidentit rus dhe homologut të tij ukrainas si pjesë e një zgjidhjeje të negociuar për t’i dhënë fund luftës?

Boris Bondarenko thotë se mendon se kjo nuk ka gjasa të ndodhë.

“Putini nuk do të takohet kurrë me Zelenskyy nëse nuk detyrohet. Ai do të poshtërohej nga kjo”.

“Ju mund të mbani mend se Putini e quajti publikisht Zelensky ‘një i droguar’ dhe u bëri thirrje gjeneralëve dhe oficerëve ukrainas që të heqin qafe atë dhe të droguarit e tij në Kiev. Pra, imagjinoni se çfarë do të ndihej nëse do t’i duhej të shtrëngonte duart me presidentin ukrainas”.

Ish-diplomati thotë se megjithëse trupat ruse janë ende duke përparuar në rajonin lindor të Ukrainës Donbas, ofensiva “me sa duket po humbet frymën” dhe se Rusia nuk mund të përballojë të vazhdojë luftën për një kohë të gjatë pasi vendi nuk ka burime për këtë.

Më Shumë

Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës

Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në...

Lirohen qytetarët e Kosovës që u ndaluan mbrëmë nga policia serbe

Para pak çastesh, autoritetet serbe dhanë urdhër për të liruar kosovarët e ndaluar prej mbrëmë në kufirin Kroaci-Serbi. 12 autobusët e ndaluar janë nisur për...

Lajmet e Fundit