0.2 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Qazim Morina: Fajtorë për gjendjen e arsimit në Prizren është edhe opozita

Gazetari Qazim Morina, vlerëson se fajtorë për gjendjen e krijuar në arsimin e Prizrenit nuk është vetëm pozita. Ai thotë se një pjesë të fajit e ka edhe opozita.

“Gjithsesi fajtore është edhe opozita”, thotë Morina për “PrizrenPress”.

Sipas tij, problemet dhe politizimi i arsimit në këtë qytet, ka filluar në kohën e qeverisjes së LDK-së.

“Tash natyrisht se problemet janë thelluar”.

Kuvendi i Prizrenit, dje ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme për gjendjen e arsimit në këtë qytet. Partitë opozitare kanë akuzuar pushtetin për degradimin të arsimit.

Gazetari Morina thotë ndërkaq seanca e djeshme më shumë i ka ngjarë rubrikës së emisionit të KTV-së “Hajt pak”.

“ E tëra i ngjante rubrikës së famshme “Hajt pak”, ku secili shfryen mllefin dhe flasin para kamerave, e më pas secili në punën e tij”.

“Për më keq duket se opozita shihet e dobët, aq më tepër kur në foltore disa opozitarë kritikonin “paraqitjen e disa kolegëve të tyre nga opozita”.

“Disa opozitarë kanë folur në stilin “Ta laj gojën”.

“Kjo tregon se një pjesë e opozitës nuk është e sinqertë në paraqitjen e saj, ndërsa kjo e përforcon edhe më tepër pushtetin, ndonëse gjendja nuk mund të thuhet se është e mirë në arsimin prizrenas”.

Gazetari Morina thotë se në arsim janë punësuar edhe militant të opozitës.

“Ajo që këshilltari Shukri Quni u tha kolegëve nga opozita, duke shikuar tek ata të LDK-së, se drejtori i DKA-se, Nexhat Cocaj ka punësuar e regjistruar edhe

njerëz te tyre tregon me se miri për lëshime”/PrizrenPeress.com/

Më Shumë

Shannon Shorter kalon me sukses kontrollin mjekësor te Bashkimi

Lojtari i ri i Bashkimiit, Shannon Shorter, ka përfunduar me sukses kontrollin mjekësor, duke bërë hapin e fundit drejt bashkimit të plotë me skuadrën...

Vetëvendosje fiton në Prizren me 36,414 vota

Sipas rezultateve zyrtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor në...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit