16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Qeriqi: Dikush tradhtoi grupin në Kumanovë

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së Xhevdet Qeriqi, i ka shkruar sonte, përmes facebook-ut, një letër bashkëluftëtarit të vet, komandantit Sami Ukshini – Sokoli, njërit nga pjesëtarët e grupit që luftoi në Kumanovë, për të cilin thuhet se gjendet në arrest në Maqedoni. Ai, gjithashtu, është i bindur se grupi ka qenë i tradhtuar.

Qeriqi në letrën e vet e quan të dinjitetshme luftën që Ukshini me shokë e bënë në Kumanovë dhe thotë se ata kanë dalë atje në ndihmë popullatës shqiptare.

Për liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmetin thotë se, edhe sikur të mos e ketë ditur se ish-bashkëluftëtarët e tij gjenden në Kumanovë, ka përgjegjësi për shkak se nuk ka dalë nga qeveria maqedonase në momentin e parë kur e ka mësuar këtë.

“Ali Ahmeti ishte pjesë e nënshkrimit të asaj marrëveshjeje (të Ohrit), mirëpo për fat të keq ai e harroi apo e la anash atë marrëveshje dhe u vërsul drejt pushtetit. Madje I harroj edhe bashkëluftëtarët e vet duke i lënë në mëshirën e kohës”, shkruan Qeriqi

Postimi i tij i plotë në Facebook.

Për bashkëluftarin tim të UÇK-së komandantin Sami Ukshini (SOKOLI).
I nderuar bashkëluftar dhe komandant Sokoli ndihem krenar madje teper krenar që kam pas fatin të njihem me ju në luftën çlirimtare të Kosovës.

Qysh në momentin e parë kur jam takuar me ju I kam kuptuar aftësitë tua, guximin dhe trimërinë që kishe për luftë.

Ju luftuat dhe nuk u ndalët kurrë, pas çlirimit të Kosovës ju me shumë bashkëluftëtarë nuk u ndalët në rrugëtimin për bashkimin e trojeve shqiptare. Në luftën evitit 2001 në Maqedoni ju me bashkëluftëtarë i fituat të gjitha betejat ndaj sllavomaqedonasve dolët fitimtar të mdhenj duke i goditur forcat armike në çdo cep. Fatkeqësia më e madhe e shqiptarëve në Maqedoni ishte marrëveshja e Ohrit nënshkruesit e kësaj marrëveshje asnjëher nuk ishin këmbëngulës që kjo marrëveshje të zbatohet. Ali Ahmeti ishte pjesë e nënshkrimit të asaj marrëveshje, mirëpo për fat të keq ai e harroj apo e la anash atë marrëveshje dhe u vërsul drejt pushtetit madje I harroj edhe bashkëluftëtarët e vet duke i lënë në mëshirën e kohës. Sot shumë bashkëluftëtarë të luftës së 2001-it mbahen padrejtësisht në burgjet e sllavo-maqedonasve ata akuzohen për vepra të ndryshme krejt kjo ju bëhet vetëm e vetëm pse ata ishin Ushtar të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kurse Ali Ahmeti me bashkë partiakët e tij hesht.

Po ashtu popullatës shqiptare atje ju bëhen padrejtësi të mëdha, ata sot jetojnë më keq se para luftës atje.

I nderuar dhe shumë I respektuar trim I madh komandant Sokoli ju me shumë bashkëluftëtarë shkuat në Maqedoni për tu dalë në ndihmë popullatës shqiptare atje, ju me ata bashkëluftëtarë trima e zhvilluat një betej të pabarabartë por që qëndruat dinjëtetshëm. Jam I bindur se dikush u tradhtoj por ata tradhtar do ta tradhëtojn vehten.

Nuk kam as inat me Ali Ahmetin as nuk njihem me të mirpo mendoj se ai nuk mund ti ikë përgjegjësis për atë që ndodhi në Kumanovë. Arsyeja se pse po e them këtë është se edhe nëse Ali Ahmeti nuk ka qenë I informuar për rastin atje në momentin e parë që e ka kuptuar se aty gjinden bashkëluftëtarët e tij është dashur të paktën të marrë vendim që të dal nga koalicioni me pushtetin atje dhe të solidarizohet me këta trima. Ali Ahmeti si duket ka harruar se pikërisht këta trima ja fituan luftën atje dhe falë këtyre trimave është ngritur ai dhe është në pozitën që është. Pra kjo është ajo pafytyrësia e tij që ka treguar në këtë rast. Lavdi për të gjithë ata trima që ranë atje, nderë dhe respekt të madh për ju komandant Sokoli dhe të gjithë shokët tuaj bashkëluftëtarë.

Më Shumë

Arratisen me pushime Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez!

Si një nga yjet më të mëdhenj të sportit në botë, Cristiano Ronaldo ka fuqinë të kthejë kokën kudo që shkon (përveç Shteteve të...

Kupa e Kosovës, nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve

Nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës. Në fakt, ndeshjet ishin planifikuar të luhen në javën e kaluar, por Federata e Futbollit...

Lajmet e Fundit