6.6 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Qeveri me dy kryeministra

thaci mustafa nenshkrim marrveshjePavarësisht se koalicioni i ri qeverisës në mes të PDK-së dhe LDK-së i ka numrat të cilët i krijojnë stabilitetin këtij koalicioni, kjo nuk nënkupton se ky koalicion do të funksionojë mirë në praktikë. Dallimet e mëdha që kanë këto dy subjekte më njëra tjetrën dhe rivaliteti i madh në mes tyre pritet të reflektohen edhe në qeverisje.

Testi i parë dhe i madh që ky koalicion do ta ketë, pritet të jetë pranvera e vitit 2016, ku Thaçi do të propozohet për president dhe aty do të shihet sa mundet ky koalicion t’i rezistojë kohës. Të paktën kështu vlerësojnë analistët, sipas tyre, mandatari i këtij posti për kryeministër, Isa Mustafa do ta ketë shumë problem menaxhimin e ministrave, sidomos atyre që vijnë nga PDK.

Analisti politik, Imer Mushkolaj, vlerëson se në bazë të numrave mund të konsiderohet se qeveria e ardhshme do te jetë stabile, mirëpo ky stabilitet, sipas tij, nuk nënkupton që edhe qeverisja do të jetë e mirë…/tribuna/

Më Shumë

Vazhdon nisma “Një dëshirë për rrugën time” me banorët e lagjes “Lakuriq” në Prizren

Në kuadër të nismës “One Wish For My Street” (“Një dëshirë për rrugën time”), EC Ma Ndryshe ka vijuar aktivitetin pjesëmarrës me banorët e...

Në Malishevë vijon aksionin për pastrimin e hapësirave publike

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se ka vazhduar aksioni për pastrimin e hapësirave publike në kuadër të muajit të pastrimit, me moton...

Lajmet e Fundit