24.8 C
Prizren
E martë, 17 Qershor, 2025

Qeveria duhet të rrudhet

Ndryshimet në Qeveri dhe racionalizimi apo shkurtimi i resorëve ministrorë është përmendur si formulë e krijimit të një qeverisjeje më efektive edhe në takimin Mustafa – Nuland gjatë ditës së diel. Ky element i bisedës është zbardhur tërthorazi edhe në komunikatën zyrtare nga ky takim. Analistët politikë apostrofimin e nevojës për riformatim dhe racionalizim të dikastereve të Qeverisë së Kosovës në një takim të këtij niveli, e shohin se presin ndikim direkt ndërkombëtar ndaj partnerëve në koalicion që të bëjnë ndryshime të kësaj natyre.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë, Adlum Ramadani, thotë se tendencat për ndërhyrje në politikat e brendshme shtetërore nga ana e zyrtarëve ndërkombëtarë pa dyshim se vijnë si pasojë e vështirësisë për të arritur konsensus për çështje të rëndësisë së lartë, duke kërkuar kështu edhe riformatim qeveritar, siç është në rastin e nënsekretares amerikane Nuland. Pavarësisht imponimit, ai thotë se mund të ketë efekte pozitive, sado që rezistenca politike ekziston edhe në këtë kërkesë.

“Ndryshimet në Qeveri dhe racionalizimi, të cilat u përmendën si formulë për një Qeveri efektive pa dyshim se janë elemente të rëndësishme për ndryshim, porse do duhet vullnet i plotë politik që një hap i tillë të ecë tutje, kur themi vullnet i plotë nënkupton që fillimisht klasa politike duhet të rrisë nivelin e kulturës politike për të qenë e denjë për ndryshime të nivelit qeveritar”, tha Ramadani.

Politika klienteliste Mungesën e vullnetit politik për ndryshime kualitative në qeverisjen e vendit dhe imponimin e një ndërhyrjeje nga jashtë edhe në këtë fushë, po e sheh si të vetmen zgjidhje dhe analisti politik Blerim Burjani.

“Është i domosdoshëm reduktimi i ministrive dhe i bordeve të ndërmarrjeve publike, ku më tepër bëhen për interesa individuale të partive në koalicion sesa për shkak të nevojës. Janë këto absurde të mëdha që i ka shpikur kjo politikë qeverisëse për realizimin e interesave të grupeve të caktuara klienteliste”, ka theksuar ai. “Këto janë absurde të mëdha, 19 ministri dhe nuk ka asnjë rezultat, atëherë nuk ka kuptim, sepse kjo skemë qeveritare vetëm po krijon shpenzime buxhetore kot. Shkurtimet duhet të ndodhin pa tjetër, por edhe riformatimi kadrovik gjithashtu. Është e rëndësishme që krahas reduktimit të ministrive të ndodhin edhe ndryshime kadrovike. PDK-ja dhe LDK-ja duhet ta dijë se nuk shkohet tutje më keq qeverisjen financiare. Këto subjekte po dërgojnë njerëz të padijshëm partiakë gjithandej nëpër dikastere qeveritare, nëpër borde të ndërmarrjeve publike e deri në ambasada”, u shpreh më tej Burjani.

“Kjo praktikë e qeverisjes nuk është asgjë tjetër veçse vazhdim i një trendi të keq të qeverisjes politike si mundësi e keqpërdorimit të pushtetit. Kjo është edhe një arsye pse në adresë të këtyre dy partive politike, që qeverisin me vendin, po vijnë vazhdimisht edhe kritika serioze prej ndërkombëtarëve, por edhe nga qarqe të shoqërisë civile vendore”, tha Blerim Burjani për “Kosova Sot”.

Më Shumë

Albin Jakupi, lideri i KF Prizrenit – tani në Ligën e Parë për suksese të reja

Qendërmbrojtësi Albin Jakupi ka udhëhequr mbrojtjen e KF Prizrenit për dy vite, ku ishin të mbushura me suksese, të cilat këtë vit ishin më...

Vazhdon rehabilitimi i ujësjellësit në Zhur, aplikohen reduktime të përkohshme të ujit në disa lagje

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" njofton se në fshatin Zhur të Prizrenit po vazhdojnë punimet për përfundimin e projektit të rehabilitimit të plotë...

Lajmet e Fundit