15.8 C
Prizren
E shtunë, 1 Prill, 2023

Qeveria e Kosovës dhe Ambasada gjermane ofrojnë strehim për 800 vetë në Parkun Inovativ në Prizren

Qeveria e Kosovës dhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë kanë vendosur që ta lëshojnë Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren si strehim të përkohshëm për të gjithë njerëzit e prekur nga tërmeti tragjik në Shqipëri, shkruan KultPlus.com

Kryeministri i Kosovës në largim, Ramush Haradinaj, këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook.

Këtu keni statusin e tij të plotë:

“Parku Inovativ Trajnues në Prizren, do të jetë në dispozicion si strehë e përkohshme e të gjithë atyre që kanë pësuar nga tërmeti tragjik që goditi Shqipërinë.

Së bashku me Ambasadën Gjermane në Prishtinë, zyrën e GIZ-it në Kosovë dhe Komunën e Prizrenit, kemi nisur përgatitjet e nevojshme për pranim-strehim, kujdes shëndetësor dhe ushqimor në Parkun Inovativ dhe Trajnues.

Deri në 800 shtretër dhe hapësira akomoduese do të jenë në dispozicion për banorët që kanë pësuar nga kjo tragjedi.

Si Kryeministër në detyrë menjëherë kam vendosur komunikim me institucionet përgjegjëse shtetërore në Shqipëri për të koordinuar hapat e mëtejmë për zbatim të këtij aksioni”.Qeveria e Kosovës dhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë kanë vendosur që ta lëshojnë Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren si strehim të përkohshëm për të gjithë njerëzit e prekur nga tërmeti tragjik në Shqipëri, shkruan KultPlus.com

Kryeministri i Kosovës në largim, Ramush Haradinaj, këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook.

Këtu keni statusin e tij të plotë:

“Parku Inovativ Trajnues në Prizren, do të jetë në dispozicion si strehë e përkohshme e të gjithë atyre që kanë pësuar nga tërmeti tragjik që goditi Shqipërinë.

Së bashku me Ambasadën Gjermane në Prishtinë, zyrën e GIZ-it në Kosovë dhe Komunën e Prizrenit, kemi nisur përgatitjet e nevojshme për pranim-strehim, kujdes shëndetësor dhe ushqimor në Parkun Inovativ dhe Trajnues.

Deri në 800 shtretër dhe hapësira akomoduese do të jenë në dispozicion për banorët që kanë pësuar nga kjo tragjedi.

Si Kryeministër në detyrë menjëherë kam vendosur komunikim me institucionet përgjegjëse shtetërore në Shqipëri për të koordinuar hapat e mëtejmë për zbatim të këtij aksioni”.

Më Shumë

Dy vëllezër kërcënojnë një grua në Pllanjanë të Prizrenit

Dy vëllezër dyshohen se kanë kërcënuar një grua në fshatin Pllanjanë të Prizrenit Vìktima është detyruar të kërkojë ndihmën e policisë. Sinjali merr vesh se njëri...

143 vjet nga lindja e Mit’hat Frashërit

Mit’hat Frashëri, i njohur me epitetin Lumo Skëndo, ka lindur më 25 mars 1880 në Janinë. Ishte pinjoll i Dulellarëve të Frashërit, i biri...

Një gazetar ideal

Lajmet e Fundit