12.8 C
Prizren
E hënë, 19 Maj, 2025

Qeveria ende e pakompletuar

Disa zëvendësministra janë emëruar javë më parë, pastaj janë emëruar edhe pesë të tjerë, kurse katër janë emëruar javën që lamë pas.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu nga 25 janari ka një pyetje parlamentare për kryeministrin Isa Mustafa, për të cilën nuk ka marrë ende përgjigje.

Edhe në njërën nga seancat e fundit, Haxhiu e shtroi këtë pyetje, që ka të bëjë me zëvendësministrat.

“Kanë kaluar një muaj kur unë kam kërkuar nga kryeministri i Kosovës të tregojë se sa zëvendësministra i ka, sepse në vazhdimësi nga dy-tre fshehura po i emërojnë zëvendësministrat dhe nuk po tregojnë se mund të jenë rreth 50 sosh. E nga përllogaritjet që i kam bërë unë ka dalë që shtetit të Kosovës i kushtojnë diku 160 mijë euro”, ka thënë Haxhiu.

Deri më tani janë emëruar disa zëvendësministra ndërsa gjatë javës që lamë pas janë emëruar katër zëvendësministra të tjerë. Ky në fakt, është një proces, të cilin opozita dhe shoqëria civile e ka kritikuar vazhdimisht, ngase janë bërë katër muaj dhe ende Qeveria nuk është kompletuar me zëvendësministra.

Shqipe Pantina, deputete e Vetëvendosje!-s, thotë se Qeveria ka harruar të merret me problemet tjera, duke u marrë më zëvendësministra.

“Për katër muaj rresht dy partitë e koalicionit më shumë kanë harxhuar kohë dhe energji duke negociuar për postet e zëvendësministrave e në këtë mënyrë për t’i shuar qoftë pakënaqësitë, apo për t’i përmbushur orekset e anëtarëve, simpatizantëve, ose militantëve të subjekteve politike, sesa të uleshin dhe të punonin në programin qeverisës dhe në ndryshimet kaq të nevojshme në Kosovë”, ka thënë Pantina.

Zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, ka thënë ky është një proces, i cili merr kohë, ngase ka të bëjë me verifikimin e emrave e për të cilin proces konsultohen edhe agjencionet e ndryshme të sigurisë dhe është proces në vazhdimësi. I pyetur se sa do të jetë numri i përgjithshëm i zëvendësministrave, pasi që opozita kritikon vazhdimisht për numrin e madh të tyre, Abrashi nuk dha përgjigje konkrete.

“Nuk do jepja një numër të përgjithshëm në total sa do të jetë, por jemi duke punuar që t’i emërojmë sa më shpejtë, në mënyrë që t’i funksionalizojmë këto sektorë. Edhe ne jemi të interesuar që të përfundojë sa më shpejtë, por është proces që vazhdon. Besoj që gjatë muajit të ardhshëm do të përfundojë”, ka thënë Abrashi për “Radio Kosovën”.

E derisa të përfundojë procesi i emërimit të zëvendësministrave, edhe deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu thotë se do të vazhdojë të kërkojë të njëjtën llogari nga kryeministri Isa Mustafa. “Unë do ta bëjë prapë këtë pyetje, derisa të marrë përgjigje nga kryeministri”, ka thënë Haxhiu.

Më Shumë

Plas sherri në Universitetin e Prizrenit, profesori Millaku denoncohet për kërcënim nga kolegia

Një sherr mes dy profesorëve ka ndodhur në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, më saktë në Fakultetin e Filologjisë. Siç merr vesh Klankosova.tv, profesor Shkëlqim...

Paraburgim për të dyshuarit që i shitën armën 24-vjeçarit që u vetëvra në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ua ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji dy të dyshuarve S.J., dhe D.B., për shkak të...

Lajmet e Fundit