6.6 C
Prizren
E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

Qeveria Kurti do të aplikojë shtesat për fëmijë

Qeveria e re e Kosovës në krye me Albin Kurtin, premton se do të aplikojë zbatimin e shtesave për fëmijë, gjithashtu, edhe kthimet tatimore.

Kjo bëhet e ditur në programin 45-faqësh të Qeverisë Kurti, që sot e ka siguruar Koha.

Aty theksohet se familjet që kanë fëmijë deri në moshën 2 vjeçare (24 muajt e parë) do të marrin nga 20 euro në muaj, pastaj, deri në moshën 16 vjeçare do të marrin nga 10 euro në muaj.

Në programin qeverisës për periudhën 2020-2023, përmendet edhe mënyra për kthimet tatimore, raporton Koha.

Kthimet tatimore – familjet me fëmijë deri në moshën 16 vjeçare, do të rimbursohen në këtë mënyrë:

150 euro në vit për familjet me të ardhura vjetore nën 5000 euro

100 euro në vit për familjet me të ardhura vjetore deri në 6000 euro

50 euro në vit për familjet me të ardhura vjetore deri në 7000 euro

Vlen të theksohet se Kuvendi i Kosovës, në nëntor të vitit 2018, me qeverisjen e kaluar, kishte miratuar rezolutën e harmonizuar nga grupet parlamentare për shtesat e fëmijëve. Megjithatë, ndonëse ishte premtuar që ndarja të fillojë gjatë vitit 2019, nuk ndodhi.

Më Shumë

Mot i vranët, mëngjesi me ngrica

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët. IHK njofton se në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull dhe ngrica...

Fillojnë ethet e Kupës

Nga kjo mesjavë fillojnë ndeshjet e Kupës së Kosovës në basketboll te meshkujt. Shorti ishte hedhur pas shtatë xhirove të zhvilluara sipas sistemit të Bergerit. Përballja...

Lajmet e Fundit