4.2 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Qeveria mblidhet sot për projektligjin për buxhetin 2020

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhje ku do të paraqitet edhe projektligji për buxhetin e vitit 2020.

Këtë e konfirmoi kryeministri Albin Kurti i cili dje tha se pas miratimit të programit, atij do t’ia bashkëngjisin planin e punës e në tavolinën e ministrave do të jetë edhe projektligji për buxhetin.

“Ne tashmë e kemi miratuar programin qeverisës do t’ia bashkëngjisim edhe planin e punës dhe po planifikojmë që të kemi një mbledhje të Qeverisë për projektligjin e buxhetit të vitit 2020”, deklaroi dje Kurti.

Opozita ka pasur kritika ndaj qeverisë se është vonuar me procedimin e projektligjit për buxhetin për vitin 2020 duke thënë se kjo vonesë po shkakton pasoja të mëdha për vendin.

Në mungesë të ligjit të buxhetit për vitin 2020, aktualisht vendi është duke shfrytëzuar 1/12 e buxhetit dhe është miratuar kërkesa e Qeverisë nga Kuvendi edhe për shfrytëzimin e këtij buxheti për muajin mars.

Buxheti për vitin e kaluar ishte rreth 2.3 miliardë euro derisa në mandatin e Qeverisë së re është premtuar se Kosova do të ketë buxhet rreth 3 miliardë.

Më Shumë

Temperatura pranverore edhe gjatë javës së ardhshme në Kosovë

Java e ardhshme parashihet të vazhdojë me mot të mirë, intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shiu gjatë së hënës...

Policia në Prizren shton kontrollet për rripin e sigurimit

Njësitë policore të NJRTRR në Prizren kanë intensifikuar kontrollet në terren për përdorimin e rripit të sigurimit, në kuadër të Planit Operativ “Roadpol –...

Lajmet e Fundit