6.3 C
Prizren
E premte, 6 Mars, 2026

Qeveria spanjolle jep leje për zhvillimin e ndeshjes me Kosovën në Spanjë

Qeveria e Spanjës e ka dhënë lejen për zhvillimin e ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2022 mes Kombëtares spanjolle dhe asaj kosovare në Spanjë, duke i hedhur poshtë thashethemet se shteti i Gadishullit Iberik do të kërkojë të takohet me Kosovën në një terren neutral.

Federata e Futbollit e Spanjës e ka caktuar tashmë Stadiumin “Estadio de la Cartuja” nw Sevillë, si vendin ku do ta mirëpresë Kosovën më 31 mars për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës dhe sipas gazetës “Sport”, është vetëm në pritje të autorizimit nga qeveria në Madrid, për të cilin thotë se do të bëhet publik së shpejti, raporton Gazeta Express.

“Qeveria e ka dhënë dritën e gjelbër për zhvillimin e ndeshjes në Spanjë dhe nuk ka gjetur terren neutral. Ky vendim, megjithatë, nuk nënkupton se Spanja e njeh pavarësinë e Kosovës”, shkruan e përditshmja spanjolle.

Kosova është pjesë e Grupit B bashkë me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë, katër kombëtare, tri prej të cilave s’e kanë njohur pavarësinë e saj.

Verdhekaltërve i ra shorti të luajnë në Grupin A, në fakt, por duke qenë se në atë grup ishte edhe Serbia, atëherë ata u zhvendosën në Grupin B, sipas rregullave të shortit të FIFA-s. Për çështje politike, Kosova nuk mund të ishte në një grup me Serbinë, Rusinë dhe Bosnjën.

Spanja s’e njeh Kosovën kryesisht për shkak të Katalonjës, rajonit të vet verilindor, e cila kishte votuar unanimisht në një referendum në vitin 2017 për t’u pavarësuar nga Spanja.

Në të kaluarën, Spanja nuk i kishte njohur simbolet e shtetit të Kosovës në organizimet e saj të ngjarjeve sportive.

Kosova ishte detyruar të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare në Tarragona dhe në Kampionatin Botëror të Karatesë në Madrid në vitin 2018 pa simbole shtetërore, për shkak të qëndrimit të qeverisë spanjolle.

Por vetëm një vit më vonë, Spanja i vuajti pasojat e mos pranimit të simboleve shtetërore të Kosovës.

Në vitin 2019, UEFA ia hoqi Spanjës organizimin e ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian U-17, sepse kishte refuzuar t’i njihte simbolet shtetërore të Kosovës.

Spanja duhej t’i organizonte ndeshjet e Grupit 5, në të cilin bënin pjesë vetë ajo, Kosova, Greqia dhe Ukraina. UEFA vendosi që ndeshjet të zhvilloheshin në Zvicër.

Federata e Futbollit e Spanjës u detyrua t’i paguajë të gjitha shpenzimet e dy ndeshjeve me Kosovën në Nyon.

Më Shumë

Dramë në kryeqytet: Ylli i shkakton humbjen e pestë radhazi Sigal Prishtinës

Ylli ka shënuar një fitore dramatike ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 80-82, në një ndeshje të vendosur në sekondat e fundit. Ashtu si në përballjen e...

VV-ja e përmend Andin Hotin si alternativë për president

Andin Hoti është emri i radhës që po diskutohet për pozitën e presidentit. Siç raporton Nacionale, Glauk Konjufca ka refuzuar të përfshihet në këtë procedurë. https://prizrenpress.com/shitet-banesa-ne-lagjen-dardania-te-prizrenit/ Plani...

Lajmet e Fundit