Qeveria s’po di si të veprojë me shtetasin turk të arrestuar në Prizren

Ministria turke e Drejtësisë ka kërkuar ekstradimin e shtetasit turk, i arrestuar në Prizren, me arsyetimin se Toksoy ka lidhje me lëvizjen “Gylen” dhe dyshohet se ka kryer veprën penale “organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”, në zhvillimet e korrikut të vitit 2016 në Turqi.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka deklaruar për KTV-në se nuk ka ende një vendim lidhur me këtë çështje, pasi nuk është i mirinformuar për veprën që ka bërë shtetasi turk.

Një kërkesë e tillë po cilësohet si e pakuptimtë nga njohësit e çështjeve juridike në Kosovë.

Ata janë shprehur kundër ekstradimit të Ugur Toksoy për arsye ideologjike, sepse ai person pas ekstradimit mund t’u nënshtrohet torturave apo trajtimit jonjerëzor dhe një gjykimi të padrejtë jashtë standardeve ndërkombëtare.

Ugur Toksoyt i është caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditësh. Ai tash e disa vite jeton në Kosovë, ndërsa së fundi punonte në fondacionin “Atmosfera”.

Më Shumë

Ra nga pema e qershisë, vdes 33-vjeçari në Suharekë

Një 33-vjeçar  ka vdekur në Suharekë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmë, pasi ra nga pema e një qershie me lartësi diku 6 metra. KLIKO...

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Lajmet e Fundit