5 C
Prizren
E shtunë, 3 Janar, 2026

Qeveria themelon njësi për përkthim të dokumenteve

Qeveria në mbledhjen e sotme ka aprovuar edhe projekt-rregulloren për themelimin e komisionit për analizimin e nevojës për formimin e njësisë për përkthim.

Lidhur me këtë kryeministri Ramush Haradinaj tha se dokumente e qeverisë që në faza fillestare po përfundojnë në duart e palëve të treta pasi për t`u përkthyer ato duhet kontraktuar si shërbim palë të jashtme.

“Arsyetimi i thjeshtë, krejt dokumentet tona zyrtare i kontraktojmë palët për përkthim, e dokumentet e punës ende pa qenë formale po shkojnë në duar të palëve të dyta e treta. Ka edhe implikime tjera”, ka thënë Haradinaj, para se të aprovohet nga kabineti i tij rregullorja për themelimin e komisionit për analizimin e nevojës për formimin e njësisë për përkthim

Më Shumë

Si erdhi deri te tragjedia e rëndë në Prizren, ku foshnja një vjeçare humbi jetën si pasojë e djegies së shtëpisë?

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri paraditen e sotme në Prizren. Për pasojë një fëmijë 1-vjeç vdiq, derisa tre të tjerë u dërguan për...

AAK-ja mori 2,087 vota në Prizren

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë gjithsej 2,087 vota në komunën e Prizrenit, që përbëjnë 2.93 për qind të votave, në zgjedhjet...

Lajmet e Fundit