14.2 C
Prizren
E mërkurë, 21 Maj, 2025

Qeveria zotohet se do ta zbatojë vendimin e Kushtetueses për Asociacionin

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me përputhshmërinë e parimeve të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe me frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Qeveria e Kosovës është zotuar se do ta zbatojë në përpikmëri këtë vendim.

Përmes një komunikate për media, Qeveria ka kërkuar që ky vendim të respektohet nga i gjithë spektri politik në vend.

Ky është njoftimi i potë i Qeverisë:

Qeveria e Republikës së Kosovës e mirëpret dhe e përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur përputhshmërinë e parimeve të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe me frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës zotohet se do ta zbatojë me përpikëri vendimin e Gjykatës Kushtetuese në fazat që ndërlidhen me hartimin e Statutit dhe të Dekretit të Asociacionit.

Qeveria e Republikës së Kosovës, me këtë rast, fton gjithë spektrin politik, përfshirë partitë opozitare, që të respektojnë këtë vendim, i cili është në përputhje edhe me vetë Marrëveshjen e Parimeve, në të cilën ishte paraparë tekstualisht që e njëjta të shqyrtohej nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se është jetike për vendin që të përmbushen kërkesat ligjore dhe që të gjithë aktorët politikë t’i rikthehen jetës institucionale dhe debateve politike, të cilat duhet të zhvillohen brenda institucioneve, e në radhë të parë brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Më Shumë

Mitalip Çoçaj, gazetari që dokumentoi historinë shqiptare

Mitalip Çoçaj (1936-1997) u lind në Gjonaj të Hasit. Mësimet e para i mori në vendlindje. Pas mbarimit të normales, në moshën 16-vjeçare, punoi...

Sot pa ujë tetë zona në Prizren deri në orën 18:00

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se sot, më 15 maj, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në...

Lajmet e Fundit