22.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

QKMF-ja në Prizren merr barna donacion nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren u bë dorëzimi i medikamentit Amoxicilin, donacion ky i bërë i mundshëm përmes bashkëpunimit të suksesshëm dhe të vazhdueshëm në mes të Aksionit për Nëna për Fëmijë dhe organizatës ndërkombëtare AmeriCares.

Sasia e dorëzuar është prej 4,588 kutish të medikamentit në formë donacioni, sasi kjo e cila, sipas njoftimit për media të “Aksionit për Nëna për Fëmijë” do të mbulojë nevojat e QKMF-së deri në vitin 2020.

Amoxicilin është lloj antibiotiku i cili përdoret për trajtimin e një numri të madh të infeksioneve bakteriale. Ky medikament në formë të kapsulave mund të përdoret për infeksione të ndryshme si për fyt, pneumoni, infeksionet e lëkurës, infeksionet e traktit urinar dhe shumë lloje të tjera të infeksioneve.

“Bashkëpunimi me organizatën ndërkombëtare ‘Americares’ po vazhdon të mbuloj nevojat e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kosovë. Jemi të lumtur se po fillojmë 2019 mbarë, duke furnizuar Qendrën në Prizren me medikamete të cilat do të ndihmojnë në përmasimin e shërbimeve shëndetësore”, theksoi Ariana Radoniqi, nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Ardhja e Amoxicilinit në Kosovë është bërë e mundur nga ngjarjet bamirëse të mbajtura në vitin 2018 si ‘Let’s Dance’ në Prishtinë, ngjarja ‘Meet Us Halfway’ në New York, SHBA dhe ‘Darka e Diasporës’ në Zvicër.

Më Shumë

Reshjet e shiut – Policia del me apel për shoferët

Bazuar në ndryshimin e kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut, Policia e Kosovës ka dalë me një apel për të gjithë shoferët. Përmes një postimi...

‘Rrufe në qiell të hapur’, Bayern refuzohet edhe nga Ralf Rangnick

Ralf Rangnick thuhet se ka refuzuar mundësinë për të zëvendësuar Thomas Tuchel-in si trajner i Bayern Munich-ut, duke e lënë klubin të përpiqet për...

Lajmet e Fundit