21.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Rahovec:Pranojnë fajësinë, dënohen me burgim me kusht dy të akuzuarit për tentim vjedhje

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka shqiptuar dënim me nga gjashtë muaj burgim me kusht për të akuzuarit Halit Pajaziti dhe Ilir Beqiraj për veprën penale “vjedhje e rëndë në tentativë”.

Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur nga gjykatësi, Ilir Rashkaj, pasi që të akuzuarit paraprakisht e kanë pranuar fajësinë për akuzat me të cilat ngarkohen, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dënimi me kusht nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën një vjeçare, të akuzuarit nuk kryejnë vepër tjetër penale.

Gjykatësi Rashkaj, ka obliguar të akuzuarin Pajaziti që të paguaj shpenzimet procedurale në shumen prej 50 euro, ndërsa të akuzuarin Beqiraj e ka liruar nga shpenzimet procedurale.

Gjykatësi Rashkaj, po ashtu i njoftoi palët prezente se kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh, nga dita e pranimit të aktgjykimit me shkrim.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë, më 9 mars 2012 ka ngritur aktakuzë ndaj Halit Pajaziti dhe Ilir Beqiraj sepse më 17 shkurt 2012 rreth orës 02:30 të mesnatës në fshatin Fortesë të Rahovecit tentojnë t’i marrin pasurinë e luajtshme tjetrit me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete.

Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit paraprakisht merren vesh mes veti dhe nga Gjakova, me automjetin e markës “Opel Vektra”, shfrytëzojnë momentin e volitshëm gjatë natës dhe mos prezencën e lëvizjes së qytetarëve i ofrohen shitores, pronë e të dëmtuarit Ibrahim Gashi dhe tentojnë me anë të një mjeti të përshtatshëm, shufër metalike ta hapin derën e jashtme.

Pasi që nuk arrijnë ta hapin të njëjtit largohen dhe i afrohen lokalit tjetër, qebaptore, por pasi që edhe atë nuk mund ta hapin me forcë për kundër tentimit të tyre largohen me automjet.

Sipas aktakuzës, të gjithë ngjarjen e ka vëzhguar një dëshmitar duke përcjell në distancë 100 metra nga vendi i ngjarjes, i cili ishte munduar t’i identifikojë, ku më pas ka njoftuar policinë.

Pas njoftimit, policia ata i has në rrugën lokale në mes të fshatit Fortesë dhe Potoqan i Ulët dhe i shoqërojnë në stacionin policor. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Beteja vendimtare mes Pejës dhe Yllit

Të shtunën zhvillohet ndeshja e pestë dhe vendimtare mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit. Skuadra që shënon fitore, do t’i bashkohet Trepçës në finale të...

Në gati çdo profesion në Kosovë, burrat paguhen më shumë sesa gratë – kaq janë pagat

Shumica e sektorëve në tregun e punës në Kosovë janë të dominuar nga burrat. Por, edhe në sektorët që punësojnë më shumë gra –...

Lajmet e Fundit