QKMF në Prizren nuk është furnizuar me vaksina të gripit

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare(QKMF), ende nuk është furnizuar me vaksina të gripit.

“Për hirë të informimit të opinionit publik dhe për shkak të pyetjeve të shumta lidhur me vaksinat për grip, Drejtoria e Shëndetësisë së bashku me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare njoftojnë se furnizimi me vaksina në Komunën e Prizrenit nuk është bërë ende”, njofton Komuna e Prizrenit.

“Sipas planifikimeve dhe rregullave, Komuna do të duhet të furnizohej me vaksinat më së largu deri më 01.10.2019, nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, përkatësisht nga IKSHP-ja (Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik).”

“Në momentin e furnizimit të Drejtorisë së Shëndetësisë me vaksina, do të jipet njoftimi i menjëhershëm për ta informuar opinionin publik.”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Lajmet e Fundit