15.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

QKUK: Hiqet lista e pritjes për fistulla arterio-venoze, rritet për 100% numri i operacioneve në vena

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare është hequr lista e pritjes për vendosjen e  fistullës arterio- venoze, përmes së cilës mundësohet  kryerja e  procesit të dializës.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se është rritur për 100 përqind numri i operacioneve të venave të zgjeruara, krahasuar me vitin e kaluar, përfshirë edhe operacionet me aparaturën e sofistikuar të radio-frekuencës.

“Gjatë tërë vitit 2021, ishin kryer rreth 200 operacione në vena, ndërkaq vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, janë kryer 200 operacione të tilla”, thuhet në njoftim, transmeton KlanKosova.tv.

“Fistulla arterio-venoze shërben në vend të kateterit të përkohshëm që përdoret në fillim të procesit të dializës, deri në zhvillim të fistullës”.

Më Shumë

E dhimbshme – shikoni si është katandisur varri i Leze Qenës

Aktorja Leze Qena ishte njëra prej aktorëve më të dashura për publikun shqiptarë për vite të tëra për rolet e saj në teatër dhe...

68.6% kalueshmëria e Provimit të Maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit të Maturës ku nga 18.800 maturantë që kanë aplikuar, testit i...

Lajmet e Fundit