20 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Qumështarët: Nuk jemi marrë seriozisht, sërish do të dalim në rrugë

Kryetari i Këshillit Koordinues të Shoqatave të Qumështit, Ramadan Memaj, ka paralajmëruar protesta të fermerëve ditëve në vijim, ku mund të bllokohen edhe rrugët gjithandej Kosovës.

Ai ka thënë se veprimi i vetëm i përgjegjshëm është largimi i produkteve me vaj të palmës.

“Ne mendojmë se veprimi i vetëm i përgjegjshëm dhe kompatibil me situatën e krijuar, është largimi i produkteve të tilla sa më shpejt që është e mundur”, ka deklaruar Memaj për “Interaktiv” në KTV. “Për fat të keq, kemi ardhur në një situatë kur ka filluar qumështi të derdhet, nuk është reaguar me kohë përkundër riinstitimit tonë të vazhdueshëm që t’i paraprihet kësaj, pasi ishim të sigurt se do të vi te kjo gjendje. Nuk jemi marrë seriozisht, nuk jemi trajtuar seriozisht, është situata ku është.”, ka deklaruar Memaj.

Ai ka thënë se femerët nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga protestat.

“Sot e keni parë një protestë që nuk ka qenë aq masive, por ditët e ardhshme mund të shihni bllokim të rrugëve gjithandej Kosovës nëpër komuna, ku femerët do të dalin me gjitha mjetet bujqësore për ta shprehur revoltën e pakënaqësinë. Shpresoj të mos arrij deri te kjo, por ata insistojnë se kjo të ndodhë shumë shpejt, qysh dy-tri ditë të ardhshme. Por shpresoj dhe besoj se tanimë Qeveria e Kosovës do ta marrë seriozisht gjendjen e krijuar, do të bashkëpunojë me ne ta gjejmë zgjidhje të përbashkët e të mos lejojmë gjithë ky investim të shkoj dëm dhe qa është më e keqja të cenohet shëndeti i konsumatorëve”.

Më Shumë

Fillon riasfaltimi i rrugës “Bekim Isma” në Rahovec

Në Rahovec ka nisur riasfaltimi i rrugës “Bekim Isma”, e cila ka një gjatësi prej rreth një kilometri. Komuna ka bërë të ditur se rruga...

Rexhaj i VV-së thotë se Gjykata Kushtetuese s’bën në asnjë formë të devijoj vullnetin politik të votimit në Kuvend

Tash e disa muaj vendi është në një ngërç institucional. Megjithëse u arrit të zgjedhet kryetari i Kuvendit, sërish nuk u arrit konstituimi i plotë...

Lajmet e Fundit