32.5 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Quni: Ishim ne që vulosëm fitoren e Haskukës, i cili vendosi që tash e tutje të rrugëtoi pa ne

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni, dhe njëheri Ministri i Mbrojtjes, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka dhënë detaje rreth prishjes së koalicionit VV-LDK në Prizren.

Kryetari i kësaj komune nga VV-ja, Mytaher Haskuka, sot i ka dhënë fund këtij koalicioni, për shkak se  LDK-ja nuk mori pjesë në seancën për zgjedhjen e kryesuesit të Asamblesë Komunale.

 

 

Quni deklaroi se ata e respektojnë vendimin e tij dhe e falënderojnë për bashkëpunimin që kanë pasur përgjatë këtyre viteve.

“Kemi kërkuar nga partneri ynë që të bëjmë shpërndarjen e përgjegjësisë me bindjen se kjo do ta rriste performancën dhe efikasitetin e shërbimeve karshi qytetarëve prizrenas”.

“Ne konsiderojmë që koncetrimi i pushtetit tek njëri partner, nuk është praktikë e mirë në demokraci”.

“Mosgatishmëria për ti dhënë zgjidhje kërkesës tonë, ka rezultuar me pamundësi për koordinim për zgjedhjen e kryesuesit të ri të Kuvendit Komunal”, ka shkruar Quni.

Postimi i plotë:

E vërteta rreth koalicionit LDK-VV në Prizren

Të nderuar qytetar të Prizrenit, duam ta sqarojmë opinion e gjerë në lidhje me zhvillimet e fundit rreth koalicionit tonë me VV-në në nivel lokal.

Grupi i kuvendarëve të LDK’së në koordinim me kryetarin e degës dhe organet e partisë, sot nuk ka marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e kryekuvendarit, për shkak se ne kemi qenë në negociata që si partner në koalicion ti sqarojmë pozicionet tona, pas situatës së re të krijuar në qeverinë lokale, si rezultat i daljes së Nismes nga koalicioni.

Kemi kërkuar nga partneri ynë që të bëjmë shpërndarjen e përgjegjësisë, me bindjen se kjo do ta rriste performancën dhe efikasitetin e shërbimeve karshi qytetarëve prizrenas.

Ne konsiderojmë që koncetrimi i pushtetit tek njëri partner, nuk është praktikë e mirë në demokraci.
Mosgatishmëria për ti dhënë zgjidhje kërkesës tonë, ka rezultuar me pamundësi për koordinim për zgjedhjen e kryesuesit të ri të Kuvendit Komunal.
Lidhja Demokratike e Kosovës, në vazhdimësi ka qenë e hapur për partneritet të sinqert.

Kërkesa për balancimin e përgjegjësisë, ishte në proporcion me përfaqësimin që LDK ka në Kuvendin Komunal dhe i bazuar në faktin e pakontestueshëm se ishim ne që vulosëm fitorën e kryetarit Haskuka, i cili sot vendosi që tash e tutje të rrugëtoi pa ne.

Ne e respektojmë vendimin e tij dhe e falenderojmë për bashkëpunimin që kemi pasur përgjatë këtyre viteve.

Anton Quni
Kryetar i LDK’s në Prizren

Më Shumë

Gjykata Kushtetuese merr vendim: I obligon partitë që për 30 ditë ta konstituojnë Kuvendin

Gjykata Kushtetuese i ka obliguar partitë politike që për 30 ditë ta konstituojnë Kuvendin. Kjo është bërë pas kërkesës nga AAK-ja dhe partitë në opozitë,...

Iu ofroi 5 euro ryshfet zyrtarëve policorë, arrestohet maqedonasi në Vërmicë

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar të shtunën në Vërmicë, nën dyshimin se i ofroi ryshfet zyrtarëve policorë. Sipas njoftimit të policisë, i...

Lajmet e Fundit