Qyteti i Prizrenit i stërmbushur me qytetarë (Video)

Pavarësisht masave që ka marrë qeveria në detyrë e Kosovës për kufizimin e lirë së lëvizjes, duket se qytetarëve të Prizrenit nuk ju bëhet vonë.

Në një video që ka siguruar Gazeta Express, shihet prizrenasit nuk po i respektojnë vendimet e qeverisë në detyrë.

Në këtë video gjithashtu shihet se qyteti është i stërmbushur nga qytetarët të cilët po frekuentojnë rrugët e qytetit, sikur të mos kishte pandemi.

Vetëm sot, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 10 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 955.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 236 mostra, prej të cilave 10 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Vushtrri), komuna e Ferizajit 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Ferizaj dhe 1 rast Rahovicë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Prishtinë dhe Randobravë-Prizren”, ka njoftuar IKSHPK.

Më Shumë

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohen për rrëmbim dhe sulm ndaj dy personave

Të shtunën janë arrestuar tre persona të dyshuar, pasi dyshohet se më 29 prill, rreth orës 21:32, kanë sulmuar fizikisht dy viktima. Sipas informacioneve nga...

Nis ndërtimi i rrethrrotullimit të ri në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në lagjen "Dardania" të Prizrenit, projekt i cili synon përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e...

Lajmet e Fundit