“Qyteti në miniaturë”, libri që i mëson të verbrit për trashëgiminë kulturore të Prizrenit

Sot prezantohet libri “Qyteti në miniaturë” i punuar nga Fitore dhe Nëntore Rexhepi.

Libri u dedikohet personave të verbër dhe atyre me dëmtime në shikim, të cilët deri më tani kanë krijuar një imazh për objektet e trashëgimisë vetëm përmes ngjarjeve dhe përshkrimit nga të tjerët.

Për të plotësuar fotografinë në mendjen e tyre dhe për të krijuar një lidhje më të afërt emocionale me monumentet e trashëgimisë kulturore, autoret kanë paraqitur në mënyrë kreative 15 monumente të trashëgimisë kulturore të qytetit të Prizrenit të printuara në 3D, duke i bashkangjitur dhe një historik të shkurtër në alfabet brail.

Ky libër do të jetë i shoqëruar me një hartë orientuese të shtypur në reliev për këto 15 monumente.

Përurimi i librit do të bëhet duke filluar nga ora 14:00 në shkollën speciale për të verbër në Pejë.

Më Shumë

Qeveria në detyrë miraton pakon “Inflacioni 2.0”, nga 100 euro për pensionistë, punëtorët privat, fëmijë dhe studentë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria në detyrë ka ndarë fonde dhe ka miratuar një paketë të re për përballje me...

Rahoveci nderon në 27-vjetor dëshmorët e rënë në betejën e Hamocit

Në 27-vjetorin e rënies heroike, në Rahovec janë zhvilluar sot homazhe dhe përkujtime për dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, të cilët...

Lajmet e Fundit