5.6 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Ragip Begaj duke shuar zjarrin

Një zjarr që është nisur mbrëmë në malet afër Damanekut të Malishevas, e që ka zgjatur deri në pasditen e sotme, ka djegur rreth 15 hektarë sipërfaqe, por falë angazhimit të pashoq të ekipeve të zjarrfikësve të Malishevas, është arritur të lokalizohet dhe shuhet zjarri.

Sipas një njoftimi, zjarri është konfirmuar nga ekipet komunale të emergjencave, ku thuhet se në shuarjen e zjarrit, kanë marrë pjesë të gjitha ekipet e zjarrfikësve në Malishevë, me të gjitha kapacitetet e saj.

Përgjegjësi i njësisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, Aziz Telaku, ka konfirmuar se zjarri është shuar rreth orës 18:30, ndërsa mendohet se janë djegur rreth 15 hektar me pyje, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.

Telaku, ka thënë se ekipet e zjarrfikësve gjatë tërë ditës kanë qenë të angazhuar në terren për shuarjen e zjarrit të madh që kapluar këto male.

“Sipas të dhënave të para, mendohet se janë djegur rreth 15 hektar me pyje, mirëpo raportin që janë duke përgatitur ekipet tona, do ta saktësojnë dëmin e krijuar”, ka thënë Telaku.

Zjarri është konfirmuar edhe nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Malishevë.

Drejtori i kësaj drejtorie, Sejdi Paçarizi, ka konfirmuar këtë zjarr të madh në këto pyje.

“Në vendngjarje kemi qenë bashkë edhe me Kryetarin e Komunës Ragip Begaj, ndërsa ekipet e zjarrfikësve, kanë arritur ta shuajnë zjarrin e madh”, ka thënë Paçarizi. /Telegrafi/

Më Shumë

U kapën duke luajtuar bixhoz brenda një lokali në Malishevë, arrestohen pesë persona

Pesë persona janë arrestuar në Malishevë, pasi janë kapur duke luajtur bixhoz brenda një lokali. Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:55,...

QKMF-ja në Prizren pranon donacion me pajisje mjekësore

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhip Berisha” në Prizren ka pranuar me kënaqësi një donacion të vlefshëm nga KosovaMed Healthcare sh.p.k., që përfshin...

Lajmet e Fundit