9.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Rahovec/ Fuqitë e mbushura me verë, rrushi mbetet në stoqe pa u shitur

Vreshtarët e komunës së Rahovecit thonë se nuk po dinë as ti gëzohen punës së tyre gati një vjeçare në fushë , pasi edhe pse ka rendiment, problem ngelet tregu. Importi i rrushit nga jashtë po e konkurron prodhimin vendor.

Verëtarët thonë se po bëjnë përgatitjet për të pranuar rrushin e fermerëve që kanë kontraktuar, por podrumet e tyre janë të mbingarkuar me verë, për shkak të pandemisë dhe mbylljes së gastronomisë.

Kryetari i komunës Smajl Latifi thotë për RTK se palët ende nuk janë takuar, por prodhimi nuk do të ngelet në vreshta.

Vjelja e rrushit të tryezës ka filluar ka dy javë, për pak ditë duhet të nisë edhe vjelja dhe grumbullimi i rrushit të verës . Marrëveshjet në mes të vreshtarëve – verëtarëve dhe përkrahjes së institucioneve të vendit duhet të bëhen sa më shpejt, pasi koha është e kufizuar dhe prodhimi nuk i reziston as motit të nxehtë e as lagështirës, thonë fermerët.

Më Shumë

Themelohet Grupi Joformal i Grave Asambleiste në Dragash

Në Kuvendin e Komunës së Dragashit është themeluar dje Grupi Joformal i Grave Asambleiste, në një takim të organizuar me mbështetjen e OSBE-së. Në këtë...

Alley Oop në Suharekë

Gara e ardhshme e Alley Oop në 3x3 do të mbahet në Suharekë. Ky event do të mbahet më 19 prill në Palestrën “13 Qershori”...

Lajmet e Fundit