26.9 C
Prizren
E martë, 9 Shtator, 2025

Rahovec: Motoçiklisti sulmon policët – arrestohet

Policia ka arrestuar një të dyshuar në Rahovec i cili gjatë ngasjes me motoçikletë nuk iu është bindur policëve që të ndalet.

I dyshuari kishte sulmuar edhe policët gjatë vënies nën kontroll – ku njëri prej tyre ka marrë tretman mjekësor.

“Rahovec 24.05.2020 – 23:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar motoçikletën kishte bërë ngasje të rrezikshme dhe nuk iu kishte bindur urdhrave të zyrtarëve policor që të ndalej. I dyshuari kishte sulmuar njërin prej zyrtarëve policor, gjatë vënies nën kontroll pasi i dyshuari kishte qenë agresiv, lëndime kishte pësuar edhe një polic tjetër të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Më Shumë

Grapeland ndryshon emrin në “KB Rahoveci 029”

Klubi i basketbollit nga Rahoveci, Grapeland, ka vendosur të ndryshojë emrin, duke u identifikuar nga tani me emërtimin e ri “KB Rahoveci 029”. Vendimi...

Prizreni, qyteti që po e humb kujtesën dhe hijeshinë

Prizreni po humb kujtesën dhe hijeshinë e vet. Njësoj si një njeri i kapur nga amnesia, qyteti po harron kush ishte, çfarë përfaqësonte, çfarë...

Lajmet e Fundit