26.4 C
Prizren
E hënë, 25 Gusht, 2025

Rahovec: Pranon fajësinë, dënohet me kusht i akuzuari për shkaktim të aksidentit në trafik

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, i ka shqiptuar dënim me 6 muaj burg me kusht, të akuzuarit për rrezikim të trafikut publik, Shpejtim Hoti.

Dënimi me burg nuk do të ekzekutohet, nëse në periudhën një vjeçare i akuzuari Hoti nuk kryen vepër tjetër penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi Mizahir Shabani, pasi që i akuzuari paraprakisht e ka pranuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohet.

I akuzuari Hoti ka thënë se ndjehet fajtor për veprën të cilën e ka kryer dhe pendohet për rastin që i ka ndodhur.

Ai ka kërkuar nga gjykata që me rastin e caktimit të dënimit, ta ketë parasysh se është i gjendjes së dobët ekonomike, mbajtës i familjes gjashtë anëtaresh, ashtu që t’i shqiptojë një dëmin sa më të butë.

Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk e ka kundërshtuar prokurori Anton Hasanaj, për çka tha se ka mbështetje në provat që gjenden në shkresat e lëndës.

I akuzuari është obliguar t’i paguaj edhe shpenzimet procedurale dhe atë në emër të ekspertizës së komunikacionit shumën prej 40 euro, në emër të ekspertizës mjekoligjore shumën prej 20 euro, për paushallin gjyqësor 30 euro si dhe shumën prej 30 euro në emër të fondit për kompenzimin e viktimave të krimit.

Ndryshe Prokuroria Themelore në Gjakovë, më 17 tetor 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Shpejtim Hotit, duke e ngarkuar atë me veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri me 20 gusht 2019, rreth orës 20:10, në rrugën regjionale “Xërxe-Kramovik”, Komuna e Rahovecit, saktësisht në dalje të fshatit Ratkoc, nga pakujdesia rrezikon trafikun publik dhe jetën e njerzëve.

Në aktakuzë thuhet se pasoja është shkaktuar në atë mënyrë që i pandehuri, duke drejtuar automjetin e markës “Daimler-Chrysler”, ngjyrë hiri, merr veprim për kthim majtas në mënyrë të pasigurte, pa u siguruar paraprakisht se mund ta merr një veprim të tillë dhe si pasojë e kësaj, me pjesën e parë të krahut të djathtë e godet “Motokultivatorin” të cilin e drejtonte i dëmtuari Fatmir Hoti, i cili në momentin kritik ishte duke u kyqur nga rruga dytësore në rrugën kryesore nga krahu i djathtë.

Tutje, në aktakuzë thuhet se në këtë aksident trafiku, përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta trupore ka pësuar i dëmtuari Fatmir Hoti, lëndime këto të përshkruara më hollësisht në ekspertizën mjeko ligjore të Dr. Valon Hyseni, me 30 shtator  2019. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Zjarr në tokat përreth Mamushës

Në Komunën e Mamushës, për shkak të motit të nxehtë, kanë shpërthyer zjarre në tokat përreth. Zjarrfikësit e Mamushës intervenuan menjëherë. Raportohet se zjarri ka...

Sylejman Çoçaj, emri që nuk harrohet

Sylejman Çoçaj lindi në vitin 1927, në fshatin Gjonaj të Prizrenit, në një familje zejtarësh me tradita atdhetare dhe arsimdashëse. Shkollimin fillor dhe gjimnazin...

Lajmet e Fundit