15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Rahovec: Vdiq tri ditë pasi u martua, familja dyshon se ish-dhëndri me vetëdije nuk i dha ndihmë mjekësore

Tash e 6 vjet familja Morina nga Senovci i Rahovecit po kërkon drejtësi për vajzën e saj Antigonën.

Tri ditë pas martesës, babanë e Antigonës familja e dhëndrit e njoftoi se vajza i kishte vdekur, raporton KTV.

Ai e akuzon ish-dhëndrin se me duart e tij ia mbyti vajzën, pasi edhe pas tri ditësh të hemorragjisë së vazhdueshme, nuk i kishte ofruar ndihmë mjekësore por kishte vazhduar të ketë marrëdhënie seksuale të vazhdueshme me tashmë të ndjerën.

Në bazë të kallëzimit penal të policisë , prokuroria kishte nisur hetimet.

Por thotë se ish-dhëndri qëndroi prapa grilave vetëm 24 orë, derisa është i lirë falë ndikimit të tij mbi gjykatësit që e kishin lëndën në dorë.

Përveç kësaj, ai thotë se gjykata e shpalli të pafajshëm që në seancën e parë, pasi shumë seanca ishin shtyrë e nuk ishin mbajtur fare.

Ditë më parë, ish-dhëndri e kërcënoi Morinën, duke tentuar ta godasë me veturë.

Por, gjykatësi Mizahir Shabani, i cili nuk ka pranuar të flasë para kamerës, i ka thënë KTV-së se nuk është ndikuar nga askush kur vendosi për lirimin e Hilmi Zenës.

“Gjykata e ka shpallur të pafajshëm Hilmi Zenën, duke u bazuar në faktet dhe ligjet në fuqi. Madje, ky vendim është vërtetuar edhe një shkallë më lart në Gjykatën e Apelit, e cila e ka vlerësuar si vendim të bazuar mirë”, ka thënë Shabani.

Ndërkaq, Hilmi Zena nuk ka dashur të flasë për çështjen në fjalë, duke thënë se pafajësinë e tij e ka vërtetuar Gjykata Themelore e Gjakovës, dega në Rahovec.

Ai tashmë është martuar me dikë tjetër, ndërsa ka kërcënuar KTV-në pse e ka shqetësuar familjen e tij.

Derisa për vdekjen e Antigonës, e cila në vend se të dërgohej te mjeku për ndihmë, u dërgua te shehu i kësaj ane, nuk u dënua askush.

Më Shumë

Latifi mban mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive. Ai me drejtorët ka biseduar për ecurinë e punëve,...

Aktori i njohur amerikan blen 11 milionë euro shtëpi në Spanjë, do të jetë ‘komshi’ me Modricin dhe Ramosin

Aktori i njohur i Hollywoodit, Richard Gere është zhvendosur përfundimisht në Spanjë dhe kjo ka ngjallur kuriozitet rreth zgjedhjes së tij të vendbanimit në...

Lajmet e Fundit