Rahoveci dënohet me 650 euro

Skuadra e Rahovecit është dënuar përsëri nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë të ditur vetë klubi në fjalë.

Sipas njoftimit të lëshuar para pak çastesh, Rahoveci është dënuar në të holla në shumën prej 650 eurove, duke mos bërë të ditur saktë arsyet.

Ndërsa janë suspenduar Adrian Sharku (drejtor sportiv) dhe Blerim Delibeqa (ndihmës-trajner) me nga një ndeshje mosparaqitje me ekipin zyrtar. Dyshja në fjalë do të mungojë në ndeshje ndaj Prishtinës.

Këto dënime të Rahovecit janë shqiptuar për ndeshjen e fundit të ekipit në përballje ndaj Ponte Prizrenit.

Më Shumë

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Lajmet e Fundit