10.4 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Rahoveci në balotazh, Latifi i AAK-së dhe Korenica i LVV-së në garë për të parin e komunës

Komuna e Rahovecit po ashtu do të ketë edhe një raund tjetër në zgjedhjet lokale 2021.

Në raundin e dytë, në këtë komunë do të përballen kryetari aktual, Smajl Latifi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica.

Diferenca mes kandidatëve është mbi 22 për qind të votave.

Sipas të dhënave preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Smajl Latifi (AAK) ka marrë në raundin e parë 47,23 për qind të votave, ndërkaq Visar Korenica (LVV) ka fituar 24,78 për qind të votave.

Në garën për kuvend komunal AAK-ja në Rahovec prinë me 40.65 për qind, ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje ka 22.25 për qind.

Në Rahovec pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 37,01 për qind, ndërkaq rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta të cilat pritet të numërohen së shpejti. /Telegrafi/

Më Shumë

Përballjet e fundit para Final 4

Të mërkurën zhvillohen ndeshjet e fundit para Final 4 në Ligën Unike të Meshkujve. Dy ndeshje do të zhvillohen në kuadër të Grupit B, përkatësisht...

Kuvendi i Prizrenit mblidhet më 30 mars

Kryesuesi i Kuvendi i Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Kuvendit, e cila do të mbahet më 30 mars...

Lajmet e Fundit