24.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Rahoveci në formë fantastike fiton ndaj Kamzës në Ligën Unike

Rahoveci po vazhdon me formë shumë të mirë, ndërsa në xhiron e 13-të të Ligës Unike ka mundur në udhëtim Kamzën me shifrat 70-103 (18:28, 13:25, 28:16, 11:34).

Tetë minutat e parë të ndeshjes ishin interesant dhe 1:47 minuta para fundit të çerekut të parë rezultati ishte 18:19, por më pas nëntë pikë radhazi bën që kjo pjesë të përfundojë 18:28. Vreshtarët vazhduan në formë të jashtëzakonshme edhe në periudhën e dytë, duke e thelluar epërsinë deri në 24 pikë, 25:49, kurse pjesa e parë përfundon me shifrat 31-53.

Megjithatë, në periodën e tretë vendasit ishin më të mirë, duke afruar shifrat në 51:58, por që gjithsesi mysafirët nuk lejuan shkrirjen e plotë, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 59:69. Rahoveci në dhjetë minutat e fundit nuk lejoi befasi, duke ngritur epërsinë, që shkoi deri në 35 pikë, 68:103, kurse ndeshja përfundoi me shifrat 70-103.

Më i miri te Kamza Basket ishte Lion Alimani me dhjetë pikë, 11 kërcime e dhjetë asistime, kurse te Rahoveci u dalluan Makol Maweirn me 27 pikë e 17 kërcime dhe Visar Ejupi me 24 pikë e katër kërcime.

Kamza Basket ka dy fitore e 11 humbje, kurse Rahoveci gjashtë fitore e shtatë humbje.

Më Shumë

Muhamed Krasniqi i bashkohet Drinit të Bardhë

Drini i Bardhë ka prezantuar përforcimin më të ri në skuadër, mbrojtësin Muhamed Krasniqi. Lojtari me përvojë nga Prizreni ka qenë më parë pjesë e...

Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje në stacionin policor në Suharekë

Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje brenda stacionit policor në Suharekë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Rastin e ka konfirmuar për...

Lajmet e Fundit