9.4 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Rahoveci vazhdon aktivitetet për nder të 20 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”

Aktivitetet e Komunës së Rahovecit për shënimin e 20 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, kanë vazhduar edhe sot, ku Kryetari i Komunës më bashkëpunëtor, përfaqësues të FSK-së, përfaqësues të OVL e UÇK-së dega në Rahovec dhe qytetar, kanë bërë homazhe për dëshmorët dhe gjithë të rënët.

Pas homazheve dhe vendosjes së buqetave me lule tek varrezat e dëshmorëve në qytetin e Rahovecit dhe tek pllaka përkujtimore në fshatin Drenoc, aktivitetet kanë vazhduar me marshin simbolik, ku është përshkruar rruga që lidh fshatin Drenoc me fshatin Zatriq. Të pranishëm në marshin simbolik pjesëmarrës ishin Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, drejtor të Drejtorive Komunale, përfaqësues të FSK-së, përfaqësues të OVL e UÇK-së dega në Rahovec, ish ushtar të UÇK-së si dhe shumë qytetarë.

Pas përfundimit të marshit, janë vendosur buqeta lulesh dhe janë bërë homazhe tek dy pllakat përkujtimore të dëshmorëve të rënë në fshatin Zatriq.

Aktivitetet për shënimin e 20 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, përfundojnë me datë 7 Mars, ku simbolikisht shënohet Nata e Zjarreve, ky aktivitet fillon në ora 18:00.

Aktivitetet për shënimin e 20 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, janë duke u organizuar nga Kryetari i Komunës në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dega në Rahovec.

Më Shumë

Policia shqiptoi rreth 2,500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka nxjerr statistikat e përgjithshme të 24-orëve të fundit. Sipas të dhënave të policisë, gjatë 24 orëshit të datës 17.03.2026, u shqiptuan...

Totaj priti zyrtarët e AKP-së, diskutojnë për menaxhimin e pronave dhe rritjen e efikasitetit në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka pritur sot në takim pune zyrtarët e Agjencia Kosovare e Privatizimit, me të cilët ka diskutuar për koordinimin...

Lajmet e Fundit