Rahovecianët të shqetësuar, s’kanë ku t’i shesin prodhimet

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se problemin më të madh që kanë fermerët e kësaj komune janë produktet e gatshme të cilat në këtë kohë nuk kanë ku t’i shesin.

Kryetari i kësaj komune thotë se janë të rrethuar me komunat që janë të prekura me virusin “Korona”, por qytetarët e kanë kuptuar rrezikun nga ky virus.

Ai ka thënë se komuna ka marrë disa masa të cilat po respektohen nga qytetarët e kësaj komune.

Latifi përmendi edhe tunelin e dezinfektimit, të cilin tha se e kanë lëshuar dje.

Sipas tij, fermerët po vazhdojnë punimin e tokave dhe kanë masa lehtësuese duke ia lejuar nga ora 06:00 deri në orën 20:00.

“Problemin më të madh e kanë me produktet e gatshme të cilat nuk kanë ku t’i shesin, të cilat i kanë punuar në sera”, tha ai./KP/

Më Shumë

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Lajmet e Fundit