9.7 C
Prizren
E martë, 11 Nëntor, 2025

Raka për rritjen e rasteve nga COVID-19: Ekziston rreziku që Kosova të ketë pasoja të rënda

Mikrobiologu, Lul Raka nuk ka përjashtuar mundësinë që Kosova të gjunjëzohet përballë koronavirusit, krejt kjo pasi që me heqjen e masave lehtësuese daljet e qytetarëve janë shpeshtuar, shkruan Insajderi.

Sipas Rakes, nëse qytetarët nuk vazhdojnë t’i zbatojnë udhëzimet Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Nëse mungojnë udhëzimet e Institutit, dhe zbatimi i tyre nga popullota atëherë ekziston rreziku që Kosova të ketë pasoja të rënda”, ka thënë Raka në rtv Dukagjini përcjell Insajderi.

Raka, madje ka thënë se kapacitet shëndetësore për t’u përballur me Covid-19 nuk janë të kënaqshme.

Ai potencon se udhëzimet duhet respektuar patjetër, në mënyrë që të shmanget përhapja e virusit.

“Krahasuar me shtetet e fuqishme, ne duhet t’i kemi parasysh kapacitetet shëndetësore, pikërisht nga kjo frikë që mund të kalohen kapacitetet shëndetësore, këshillat kanë vazhduar të përsëriten dhe mirë që janë zbatuar”, ka deklaruar Raka.

Sot u konfirmuan edhe 40 raste të reja me koronavirus në vend. Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë kanë rekomanduar që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të deritashme e në veçanti zbatimi i planit për masat lehtësuese që nënkupton vazhdimin e zbatimit të mëtutjeshëm të rekomandimeve.

IKSHK apelon qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura./Insajderi.org

Më Shumë

Lirohet nga QKUK-ja Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë, Astrit Isufi, është liruar nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Lajmin e...

I shoqëruar nga nëna dhe bashkëshortja, Ardian Shala voton në Suharekë

Kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala, ka ushtruar të drejtën e votës në njërën nga qendrat...

Lajmet e Fundit