11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Ralf Rangnick: Pogba duhet të luajë mirë me Manchester United, mund ta ndihmojë vetën për t’u transferuar diku!

Ralf Rangnick pranon se Paul Pogba mund të përdorë muajt e fundit të sezonit si trampolinë për ta ndihmuar atë të largohet nga Manchester United.

Kontrata e Pogbas me United skadon në fund të sezonit dhe ai duket se do të largohet nga Old Trafford si një transferim i lirë në verë.

28-vjeçari po kërkohet nga Paris Saint-Germain, Juventus dhe Real Madrid, dhe Rangnick pranon se mesfushori mund të impresionojë klubet në paraqitjet e tij të mbetura për United.

Kur u pyet nëse ka ndonjë kuptim të luajë Pogba nëse ai dëshiron të largohet, Rangnick u përgjigj: “Po, sigurisht. Kam luajtur edhe me Nemanja Maticin në ndeshjet e fundit, të cilit po ashtu i skadon kontrata.”

“Meqë ra fjala, kontrata ime si trajner po ashtu skadon në verë, kështu që për ne kemi të njëjtin synim. Ne kemi të njëjtën ambicie për të qenë aq të suksesshëm sa mund të jemi në tre ose katër muajt e ardhshëm.”

“Pogba dëshiron t’u tregojë tifozëve të Manchester United, bordit, gjithë botës se çfarë lloj lojtari mund të jetë. Edhe nëse është vetëm për t’u paraqitur për një kontratë të re diku tjetër, ai do të jetë shumë i motivuar për ta bërë këtë, kështu që pse nuk duhet ta luaj atëherë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport

Më Shumë

Kupa e Kosovës, nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve

Nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës. Në fakt, ndeshjet ishin planifikuar të luhen në javën e kaluar, por Federata e Futbollit...

Prizren, arrestohen 2 persona sulmuan zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi që ata kishin sulmuar zyrtarët policorë. Njëri nga të dyshuarit është dërguar...

Lajmet e Fundit