1.9 C
Prizren
E diel, 1 Mars, 2026

Ramadan Muja shpallet “Në Kërkim”

RamadanMuja-WantedGrupi i Qytetarëve Aktivë për Prizrenin sot kanë organizuar edhe një aksion simbolik para ndërtesës së Komunës së Prizrenit.

Të rinjtë kanë paraqitur një fotografi të kryetarit të dënuar të kësaj komune, Ramadan Muja, me mbishkrimin “Wanted” që do të thotë “I kërkuar”, raporton korrespodenti i Kohës Ditore nga Prizreni.

Ata kanë thënë se “Kryetari Muja ka humbur dhe askush nuk po e gjen”.

Grupi i Qytetarëve Aktivë kanë thënë se pezullimin e mandatit, Muja duhet ta kthejë në dorëheqje.

Ndërkaq, katër partitë opozitare në Prizren kanë kërkuar Seancë të Jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal.

Nëpërmjet një komunikate të përbashkët për media, subjektet opozitare kërkojnë dorëheqjen e kryetarit Ramadan Muja.

“Ne partitë opozitare, konsiderojmë se Komuna e Prizrenit ka mbetur pa qeverisje, pa vendimmarrje, andaj kërkojnë edhe një herë që i dënuari Muja, të dëgjojë zërin qytetar , dhe të japë dorëheqje sa më parë, në mënyrë që vendi të gjejë zgjidhje politike, për të dalë nga kriza që e ka kapluar vendimmarrjen qeverisëse në Prizren”, thuhet në komunikatën e përbashkët për media.

Më Shumë

Vazhdon sanimi i rrugës në Pataqan të Epërm drejt Fortesës

Punimet për rregullimin e rrugës në fshatin Pataqan i Epërm, në drejtim të Fortesës, janë duke vazhduar me intensitet. Sipas njoftimit të Komunës së Rahovecit,...

Totaj pret kolonelin Federico Mora

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në një takim njoftues Kolonelin Federico Mora, komandantin e ri të Komandës Rajonale Perëndimore të...

Lajmet e Fundit