Raporti i “Transparency International”: Kosova ka përparuar në luftën ndaj korrupsionit, por s’e ka nën kontroll

Në raportin e organizatës ndërkombëtare “Transparency International” për vitin 2022, të publikuar të martën, Kosova renditet në vendin e 84-të me 41 pikë në luftën ndaj korrupsionit, dy më shumë se vitin e kaluar.

Sipas Indeksit të sivjetmë të Përceptimit të Korrupsionit, Kosova ka bërë përparim në luftën ndaj korrupsionit, por nuk e ka nën kontroll atë.

Në raportin e TI-së, thuhet se Qeveria duhet të jetë më transparente dhe të përmbahet nga çdo ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

“Kosova (41) ka bërë përparim me kornizë të përmirësuar të ligjit për financimin e fushatave politike dhe zgjedhore, por zbatimi i reformave të tilla do të jetë kyç në muajt e ardhshëm. Qeveria duhet ta përmirësojë ende transparencën dhe të përmbahet nga çdo ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Edhe pse vitin e kaluar nuk ka pasur skandale të korrupsionit që kanë dalë në dritë, kjo s’do të thotë se korrupsioni është nën kontroll. Shpenzimet e ulëta buxhetore për investime kapitale në vitet e fundit kanë ulur mundësitë për korrupsion në shpërndarjen e kontratave publike, që ka qenë problem i së kaluarës”, thuhet në raport.

Më Shumë

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lajmet e Fundit