13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Dani Alves kërkon lirimin me kusht: Nuk kam frikë nga asgjë

Dani Alves kërkon lirim me kusht dhe flet nga burgu duke thënë “Do të pranoj çfarëdo që të vijë… Nuk kam frikë nga asgjë”

Alves, futbollisti 39-vjeçar i cili ndodhet në paraburgim që prej 20 janarit për akuzën e përdhunimit, do të kërkojë të lirohet me kusht.

Sulmi i dyshuar ndodhi më 30 dhjetor 2022 në një klub nate në Barcelonë.

Gazeta “La Vanguardia” raporton se avokati, Cristobal Martell do të paraqesë një apel në gjykatën e Barcelonës.

Mayka Navarro publikoi se ky apel paraqet “garanci për gjyqtarët që braziliani do të qëndrojë në shtëpinë e tij në Barcelonë për kohën e nevojshme deri në mbajtjen e gjyqit”.

Ndër këto “garanci” mund të jetë përdorimi i byzylykut telematik, dorëzimi i pasaportës, firmosja në gjykatë çdo ditë apo depozitimi i një shume parash për të mbuluar çdo përgjegjësi financiare për gjykimin.

Alves, i cili ende mbahet në modulin 13 të burgut Brian 2 në Sant Esteve Sesrovires, vazhdon me procesin e tij të përshtatjes me regjimin e burgut.

Burimet nga gazeta raportojnë se “nuk ka trajtim të favorshëm apo masa të jashtëzakonshme” për Alves në Brians 2.

Sipas burimeve të tyre, Alves tha në burg se “Do të pranoj çfarëdo që të vijë. Jam larguar nga shtëpia vetëm 15 vjeç. Kam kapërcyer situata shumë të vështira dhe të komplikuara në jetën time. Kjo do të jetë një tjetër që do të kalojë. Nuk kam frikë nga asgjë”.

Alves këmbëngul gjatë kohës që ishte në burg se marrëdhëniet seksuale që ai kishte në klubin “Sutton”, për të cilin ai akuzohet për përdhunim, ishin “me pëlqimin e gruas”.

Martell, avokati i Alves ka folur në “Antena 3” për këtë çështje. Arsyeja e kontradiktave të lojtarit në deklaratat e tij, siç i tha ish-lojtari i Barcelona-s dhe Sevillass avokatit të tij të ri, ishte sepse ai “kishte frikë të zbulonte në publik se kishte qenë i pabesë ndaj gruas së tij”.

Me çfarë dënimesh përballet Dani Alves nëse shpallet fajtor? Pas modifikimit të fundit legjislativ, dënimet variojnë nga katër deri në 12 vjet burg. /Albanianpost.com

Më Shumë

Ngritja e sigurisë në fshatrat e Prizrenit

Policia në Prizren ka mbajtur sot një takim me përfaqësuesit e fshatrave. Komandanti i Stacionit Policor në Prizren-Veri, kapiten Haxhi Kabash, tha se qëllimi i...

Gjendet e vdekur e moshuara nga Rahoveci që u zhduk dje

Është gjetur e vdekur e moshuara që ka humbur dje në Rahovec. Nipi i saj, Ardian Hoti njoftoi se ajo është gjetur sot pa shenja...

Dhimbja

Lajmet e Fundit