24.8 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

I raportojnë Bagajt

Begaj ne EkzekutivinKëshilli i Drejtorëve në Malishevë i kanë raportuar sot kryetarit Ragip Begaj.

Në mbledhjen e rregullt ata kanë trajtuar një varg çështjesh, që lidhen me punët dhe aktivitetet e përditshme të qeverisë komunale, ku dhe u be e ditur, që sot fillon faza e dytë e projektit të ujësjellësit të Drenocit.

Drejtoria për Urbanizëm, përkatësisht drejtori Urim Kastrati bëri të ditur në këtë mbledhje që sot fillon faza e dytë e punimeve në projektin e ujësjellësit të Drenocit, në lagjen e Lacajve, po ashtu është duke u punuar edhe në shkollat si Gollubovc, Goriç, Damanek, Panorc në të cilën tani edhe fusha e futbollit veç pritet të përurohet, dhe në Vermicë ku tani përfundon objekti shkollor, ndërsa me kanalizime janë duke ushtruar fshatrat Drenoc, Jancist dhe Burim.

Nga ana tjetër Drejtori për Shëndetësi z.Hajdin Berisha ka njoftuar rreth problemit të etheve hemorragjike në përgjithësi ku tha se” gjendja me ethet hemorragjike është stabile madje shumë më stabile se sa periudhat e njëjta të viteve të kaluara, mobilizimi është në gjendje të njëjtë në QKMF dhe po vazhdon të jetë nën kontroll, ndërsa sot do të fillohet me fazën tjetër të spërkatjes që po bëhet përherë të parë, për rebelimin e kafshëve, ku në vitet e ardhshme pritet të fillojmë me repelim më herët ”.

Nga ana tjetër, të gjithë drejtorët, kanë raportuar për aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe për aktivitetet që i kanë në javën në vazhdim .Po ashtu drejtori për Bujqësi z.Hajrullah Mazreku njoftoi që korrje-shirjet kanë filluar në Komunën e Malishevës edhe pse është paraparë që të fillojnë me 10 korrik, rekomandim ky nga ministria, kështu që qytetarët kanë vepruar pa udhëzimin e drejtorisë.

 

Më Shumë

Queven Inacio largohet nga Ballkani

Ballkani ka konfirmuar se futbollisti Queven Inacio është larguar nga skuadra, derisa e ka falënderuar për kontributin dhe i ka uruar suksese në vazhdim...

Festivali Rock&Blues 2025 rikthehet fuqishëm në Prizren – falas për publikun

Rock&Blues Festival 2025 rikthehet në Prizren me edicionin më të madh deri më tani, duke sjellë tri net të mbushura me muzikë, energji dhe...

Lajmet e Fundit