Rashica tregon arsyen e humbjes nga Bashkimi

Sigal Prishtina është mposhtur para shikuesve të saj, që në fakt ishin në numër mjaft të vogël, nga Bashkimi me rezultat 81:84.

Në këtë mënyrë kryeqytetasit e kanë bërë një hap prapa drejt synimit për ta mbrojtur titullin e kampionit. Trajneri, Andin Rashica, është shprehur i zhgënjyer me qasjen e basketbollistëve të tij.

“Nuk luajtëm mirë në mbrojtje, ndërsa në pjesën e parë mungoi edhe dëshira për fitore. Lojtarët tanë duhet ta dinë se gabime të tilla nuk lejohen në ndeshjet finale.

Në pjesën e dytë luajtëm mirë, por prapë patëm probleme në sulm”, ka thënë Rashica për SuperSport. Ai është shprehur i vetëdijshëm se në vazhdim do të jetë shumë vështirë për skuadrën e tij. “Do të jetë shumë vështirë, por ne nuk dorëzohemi asnjëherë”, ka shtuar trajneri prishtinas.

Më Shumë

Kurtaj rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Albion Kurtaj, i cili ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin prizrenas. Kurtaj vazhdon kështu rrugëtimin...

Tragjedia në Suharekë – Goditet nga rrufeja, trupin e bartën 1 kilometër babai dhe vëllai

Puna në bjeshkët e Dellocit u kthye në tragjedi për familjen Bajselmani nga Suhareka. Kjo pasi rrugëtimi i tyre i zakonshëm në këto bjeshkë përfundoi...

Lajmet e Fundit