6.4 C
Prizren
E enjte, 4 Dhjetor, 2025

Rast i pazakontë: I zhdukuri nga Rahoveci raportohet në polici, 11 vjet pas

Shaban Përboqi nga Rahoveci, i cili është zhdukur nga viti 2012, është raportuar rishtazi në polici për të nisur hetimet për gjetjen e tij.

Sipas prindit Fahredin Përpoqi, një gjë të tillë e ka bërë edhe vite më parë, edhe këtu edhe në Shqipëri, por nuk ka pasur gjurmë nga i biri, raporton Klan Kosova.

Për herë të fundit i njëjti ka kontaktuar me familjen në 2012-tën, kur nuk ka pranuar të kthehet në shtëpi.

Nga organet e rendit deklarojnë se nuk ka të dhëna se rasti është paraqitur më parë, ndërkaq që për shkak të dyshimeve se i njëjti fillimisht është larguar për në Shqipëri, do vihen kontaktet me institucionet atje për të marrë informatat në lidhje me këtë rast. /Klankosova.tv

Më Shumë

P.C Prizreni fiton bindshëm ndaj Istogut

Proton Cable Prizreni ka shënuar fitore të rëndësishme në Ligën e Parë, duke mposhtur Istogun me rezultat 82:68. Pavarësisht mungesës së dy lojtarëve bazë, Urim...

Prizreni ndezë dritat festive të fundvitit më 10 dhjetor

Qyteti i Prizrenit po përgatitet për festat e fundvitit, dhe atmosfera festive do të nisë të ndihet qysh më 10 dhjetor.   Tenderi për zbukurimin e...

Lajmet e Fundit