9.9 C
Prizren
E mërkurë, 1 Tetor, 2025

Rastet aktive me COVID-19, Prizreni prin me 50 të infektuar

Derisa numri i përgjithshëm i të prekurve me coronavirus në Kosovë ka shkuar në 927, 29 prej tyre nuk kanë mundur t’i mbijetojnë pandemisë.

Deri më tani të shëruar plotësisht raportohen 671 persona, ndërsa raste aktive mbesin ende 227.

RTV Dukagjini në bazë të dhënave të saj nga terreni njofton se Komuna e Prizrenit prinë me rastet aktive, ndërsa në mbi 10 komuna të Kosovës nuk ka më raste aktive me coronavirus.

Më poshtë u sjellim të dhënat për pjesën dërmuese të komunave të Kosovës sa i përket numrit të rasteve aktive më coronavirus.

Prizren – 50
Gjilan  – 26
Rahovec – 24
Mitrovica Jugore – 19
Mitrovica e Veriut – 11
Vushtrri – 11
Prishtinë – 10
Ferizaj – 6
Kamenicë – 5
Suharekë – 4
Malishevë – 3
Kaçanik – 3
Zveçan – 3
Shtime – 2
Lipjan – 2
Istog – 2
Deçan – 2
Fushë Kosovë – 1
Gjakovë – 0
Skenderaj – 0
Drenas – 0
Dragash – 0
Podujevë – 0
Viti – 0
Hani Elezit – 0
Klinë – 0

Edhe Komuna e Pejës vazhdon të ketë një numër të konsiderueshëm të rasteve aktive por që nuk janë arritur të sigurohen të dhënat e sakta./Telegrafi/

Më Shumë

“Ec Ma Ndryshe”: Drini i Bardhë nën kërcënim, kërkohet veprim urgjent për shpëtimin e tij

Organizata “Ec Ma Ndryshe” ka ngritur shqetësimin për gjendjen alarmante të Drinit të Bardhë, një nga pasuritë ujore më të rëndësishme të Kosovës, duke...

Policia e Trafikut në Prizren mban ligjërata për sigurinë rrugore në shkolla fillore

Policia e Trafikut në Prizren, në kuadër të Planit Operativ “Road Pool – Ditët e Sigurisë 2025” dhe P.O “Siguria në Shkolla”, ka nisur...

Lajmet e Fundit