7.2 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

Rasti EULEX: Dyshime për keqpërdorim të fondeve për luftimin e krimit

Marie Bamieh-prokuroreProkurorja britanike, Maria Bamieh, ka akuzuar italianët se kanë provuar të mbyllin hetimet për korrupsion kundër ish-kryetarit të Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesco Florit.

Gjatë raportimit para Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian për aferën e korrupsionit në EULEX, ka thënë se ekziston një “linjë italiane” në Bruksel që ka shtrirje në EULEX, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas saj edhe vetë kreu i EULEX-it, Gabriele Meucci, erdhi me mision në Kosovë për t’i mbyllur këto hetime. Bamieh ka akuzuar zyrtarë të EULEX-it se fonde të shumta dedikuar luftimit të krimit në nivel të lartë i kanë bërë “rrush e kumbulla”.

“Kam arsye bindëse dhe të fuqishme për t’i mëshuar fort bindjes sime se kreu i misionit, zoti Meucci, erdhi në mision në tetor të vitit 2014 me mandatin për të mbyllur hetimin e Floritit dhe bashkë me këta zyrtarë në Bruksel u pajtuan të raportonin në media në Prishtinë se unë po vuaja për shkak se ‘u dogja’ dhe për rrjedhojë kisha humbur terezinë, dhe se nuk do të duhej të merresha si një ndërlidhëse a dëshmitare e besueshme”, u ka thënë ajo eurodeputetëve, anëtarë të komisionit që kryesohet nga Richard Howitt, dhe pjesë e të cilit është edhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek.

Bamieh ka raportuar para këtij komisioni nga fundi i muajit janar të këtij viti, disa muaj pas zbulimit të aferës së korrupsionit në EULEX nga “Koha Ditore”.

Dyshohet se ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesco Florit, ka marrë ryshfet për të mbyllur raste të mëdha të krimit dhe korrupsionit. Dyshohet se të përfshirë në mbylljen e rasteve janë edhe kryeprokurorja e EULEX-it, Jaroslava Novotna, dhe zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Jonathan Ratel. Ratel dyshohet se ka penguar hetimet kundër deputetit Azem Syla.

Më Shumë

582 gjoba dhe 22 urdhëresa – siguria në fokus të institucioneve në Suharekë

Në kuadër të Takimit të Koordinimit Lokal për Siguri, të mbajtur në Suharekë, përfaqësues të institucioneve komunale dhe forcave të rendit diskutuan masat për...

Përleshje mes babait dhe djalit në Prizren

Një mosmarrëveshje familjare mes një babai dhe djalit të tij ka eskaluar në dhunë fizike brenda shtëpisë familjare në Prizren. Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1639600633358898 Sipas burimeve të Sinjalit...

Lajmet e Fundit