9.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Ratkoci, model që duhet ndjekur për dhurimin e gjakut (FOTO)

Një numër i madh i banorëve të Ratkocit të Rahovecit dhe rrethinës i janë përgjigjur thirrjes për dhurim vullnetar të gjakut në aksionin tashmë tradicional, që dje është organizuar për të 12-ën herë në këtë fshat, raporton Ekonomia Online.

Vullnetarë nga fshati Ratkoc dhe fshatrat përreth, që kanë shëndet të mirë, me moton “Dhuro gjak-shpëto jetë!” ia mësyn dyerve të ambulancës për të dhuruar gjakun.

Tashmë 5 shkurti është dita tradicionale për dhurimin e gjakut në Ratkoc. Për mirëvajtjen e aksionit janë kujdesur anëtarët e Këshillit Organizativ të këtij aktiviteti.

Shani Hoti, anëtar i Këshillit Organizativ i këtij aktiviteti, ka thënë se përkundër reshjeve të borës, qytetarët e Ratkocit, po vijnë për të dhuruar gjak.

Numri i dhurueseve sa shkon e rritet nga viti në vit, disa prej të cilëve janë dhurues të rinj.

Fshati Ratkoc datën e 5 Shkurtit e ka të rezervuar për aktivitetin më human atë të dhurimit të gjakut ku sot bëhen 12 vjet nga fillimi i këtij aktiviteti, ku fshati Ratkoc llogaritet si model për organizimin e gjithë fshatit për këtë event.

Më Shumë

Në Bajram Curr nesër bëhet përurimi i shtatores së komandantit Tahir Sinani

Më 5 maj (e diel), duke filluar në orën 12:00, në Bajram Curr bëhet përurimi i shtatores së komandantit Tahir Sinanit. Shtatorja është punuar nga...

Vdes veterani i UÇK-së, Gani Maksutaj

Ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Maksutaj.  Maksutaj ishte komandant në togun Luanat, Batalioni 2, Brigada 123. Lajmin për...

Lajmet e Fundit