Pas publikimit të lajmit për mashtrim në gazetën Express, shkrim ky i cili tashmë po qarkullon edhe në media dhe portale tjera, e pamë të arsyeshme që të reagojme sepse jo çdo gjë qëndron ashtu si paraqitet në atë shkrim të publikuar nga ju.
Linku: https://www.gazetaexpress.com/lajme/mashtrimi-900-mije-eurosh-me-viza-si-u-plackiten-327-te-rinj-kosovare-nga-dy-burra-ne-prizren-453273/
IAAP DBBS me lokacion ndodhët afër qendres së qytetit të Prizrenit, objekt për të cilin paguan qira.
Një pjesë e hapësires brenda objektit të IAAP DBBS, i është dhënë me qira zyrës për ndërmjetesim në punësim Staff recruitment Balkan, dikur MNP, si pasojë e së cilës jemi detyruar që ta ndërprejme aktivitetin tonë per shkakë të problemeve me këtë zyre.
IAAP DBBS numëron gjithësej 114 kandidatë, prej tyre 73 kanë qenë me pagesë të tjerët me bursë 100% . Prej 73 kandidatëve secili ka paguar 1875euro, dhe disave ju janë bërë lehtësime në pagesa. Duhet të cekur se IAAP DBBS për të gjithë 114 kandidatë për secilin ka paguar 105 euro për të hyrë në provim në “Institutin Goethe” për certifikim të gjuhës gjermane në nivelin B1.
Të gjithë janë trajnuar në këtë institucion për aftësim profesional për 9 muaj në 7 profile të ndryshme. Pas përfundimit të trajnimit, kandidatëve iu është premtuar vendi i punës në Gjermani, e si ndërrmjetësuesë, gjegjësishtë si lehtësuesë për termine në ambasadën gjermane në Prishtinë, kishim nënshkruar marrëveshje pikërisht me agjencionin për punësim SRB (ish MNP). Ajo që duhet të sqarohet njëherë e mire, është pikërisht fakti që këta kandidatë nuk do të punësohen nga asnjë zyre e tille, mirëpo drejtëpërsëdrejti do të intervistohen nga kompanit gjermane, sic edhe ka ndodhur me një pjesë të kandidatëve, si rezultat i së cilës tashmë janë pajisur veqse me kontratë dhe leje pune.
Ne jemi duku u munduar që ti rikthejme investitoret gjermane,me qëllimin e vetëm, dërgimin e kandidatëve në destinacionin e premtuar. Gjithashtu jemi duke i sqaruar këto probleme edhe me MASHT, nga e cila së fundmi kemi arritur edhe që të licencohemi si rezultat i një pune dhe një angazhimi të vazhdueshëm.
Ne jemi te vetëdijshëm qe ju si media, jeni për ti informuar qytetarët e ketij vendi, mirepo, para se gjithash lajmi duhet të konfirmohet pastaj të publikohet. Andaj ju lusim që të jeni paksa më të kujdesshëm gjatë raportimit të ketyre ngjarjeve, pa pasur asgje të konfirmuar, sepse lajme të tilla sjellin shqetësim për kandidatët e IAAP DBBS dhe dëmtojne seriozisht imazhin e një institucioni.
Me respekt
IAAP DBBS