11.8 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Këshilli i Kryetarëve të Komunave: Sulmet e Avni Zogianit të papërgjegjshme, t’i kërkojë falje kryetarit Begaj

Këshilli i Kryetarëve të Komunave të Kosovës, kanë reaguar për siç thonë sulmet e zv. ministrit Avni Zogjani ndaj Kryetarit të Komunës së Malishevës.

Përmes një komunikate, thonë se sulmet e tilla ndaj Begajt janë të pa baza dhe të papërgjegjshme,dhe duhet kërkuar falje publike.

“Në disa medie elektronike por edhe në një debat në Radio Televizionin e Kosovës, zv.Ministri në detyrë i Infrastrukturës Avni Zogjani, pa të drejtë ka sulmuar Kryetarin e Komunës së Malishevës Ragip Begaj lidhur me përhapjen e pandemisë COVID-19 në qytetin e Malishevës”.

Këshilli i Kryetarëve të Komunave të Kosovës shprehin solidaritetin e tyre me kryetarin e Malishevës Ragip Begaj dhe me qytetarët e Malishevës.

“Reagimet dhe cilësimet e Zv.Ministrit në detyrë ndaj një Kryetari të zgjedhur të Komunës i gjykojmë të gabuara, pa bazë dhe të dëmshme në këto kohra pandemie. Aq më tepër kur kryetarët e të gjitha Komunave të Kosovës pa dallim po bëjnë punë të madhe në parandalimin e përhapjes së Coronavirus duke qenë dera e parë shtetit për çdo hallë të qytetarëve”, thuhet më tej.

Sipas tyre, Zogjani duhet menjëherë të kërkojë falje, Begajt në të kundërtën, kërkojmë nga Kryeministri Albin Kurti të marrë masa ndaj zv.minstrit të papërgjegjshëm Avni Zogjani.

Më Shumë

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e 4 Parodistëve të Vlorës

Arti dhe skena shqiptare janë në zi. Në moshën 79-vjeçare ka ndërruar jetë Mane Lumani, aktori i njohur vlonjat dhe një nga anëtarët historikë...

Sanremo 2026, Celentano vlerëson Ermal Metën: Është pothuajse e pamundur të mos fitosh

Ikona e muzikës italiane, Adriano Celentano, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Ermal Metën, i cili konkurron në Sanremo 2026 me këngën “Stella...

Lajmet e Fundit