11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Reagon Çoçaj: Sadete Shala nuk u largua nga puna (Dokument)

Nexhat cocaj DKADrejtori i Arsimit në Prizren,Nexhat Çoçaj e ka mohuar se mësimdhënësja Sadete Shala është larguar nga puna. Ai thotë se Shala është larguar nga puna me vetë-dëshirë. Në reagimin e dërguar në “PrizrenPress”, drejtori Çoçaj ka dërguar edhe disa të dhëna në formë të fotokopjuar,ku shihet se Sadete Shala ka punuar në Genqare dhe Novosellë.

Gazetari Rami Berisha ka akuzuar dje Drejtorinë e Arsimit se ka larguar Sadete Shala,pas 13 vitesh punë. Në vazhdim “PrizrenPress” publikon të plotë dhe pa ndërhyrje reagimin e drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Prizren Nexhat Çoçaj.

Reagim ndaj të pavërteta në lidhje me mësimdhënësen Sadete Shala

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, sërish është e obliguar që për hir të informimit të drejtën të opinionit publik, të reagoi ndaj shkrimeve të pavërteta që po publikohen në “Prizrenpress” qoftë nga të dhënat e afruara nga Rami Berisha, qoftë nga mënyra e komentim it të portalit “Prizrenpress”.

Grnqare 2

Prezentimi i njëanshëm i të dhënave të mbledhura njëanshëm nga mësimdhënësit, po e dëmton rënd jo vetëm imazhin e institucionit arsimor në Prizren por edhe vet “Prizrenpressi” që në mënyrë tendenciozi po merret me të dhëna të paverifikura.

Në lidhje me publikimin e një ane të dëshmisë së mësimdhënëses Sadete Shala, edhe pse kam planifikuar që në Asamble të dëshmoj me fakte, duhet të shtoj se Drejtoria Komunale e Arsimit e ka angazhuar Sadete Shalën mësimdhënëse të gjuhës shqipe në Genqare dhe Novoselan, pasi që nuk ka pasur mundësi në ndonjë shkollë tjetër, por ajo me vetëdëshirë e ka lëshuar procesin mësimor dhe më nuk është lajmëruar në punë. Kështu që ne si DKA e kemi kryer obligimin ligjor ndaj, saj, kurse portali juaj pranon të publikoj të dhëna të paverifikuara.

Me këtë rast këtij reagimi ia bashkëngjisim fotokopjen e ditarit ku ajo ka nisë punën dhe kohën deri kur ka qenë në punë dhe e ka ndërprerë punën me vetëdëshirë pa bërë asnjë lajmërim se nuk po shkon në punë, duke kërkuar që t’i sigurojmë vend të punë në qytet.

Shpresoj se opinion me anë të këtyre dëshmive do të bindet për njëanshmërinë e publikimeve që po bëhen, pa e marrë kurrë mendimin zyrtar nga DKA-ja nga ana juaj dhe e medieve tjera, që njëanshmërisht po lanësojnë të pavërteta për ta dezinformuar opinionin publik.

Dr. Nexhat Çoçaj, drejtor i DKA-së në Prizren

Grnqare1

Më Shumë

Ish- kandidati për kryetar të Suharekës nga PDK-ja aderon te Nisma

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar aderimin më të ri në parti, doktor Murtez Zekolli. Në një konferencë për media të mërkurën, Limaj...

Nxënësit e shkollës “Abdyl Frashëri” në Prizren organizuan aktivitet humanitar për nxënësin Benjamin Beqirin

  Të premten, në shkollën “Abdyl Frashëri”, u organizua një aktivitet humanitar për të ndihmuar një nga nxënësit e shkollës, Benjamin Beqiri, i cili vuan...

Lajmet e Fundit