1.7 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Reagon Gjykata në Prizren: Abdullah Thaçi u dënua për zbulim të fshetësisë

Gjykata Themelore në Prizren ka demantuar lajmet e publikuar në media lidhur me rastin e dënimit të Abdullah Thaçit.

“I akuzuari me datën 31 korrik të vitit 2012 , rreth orës 16:47 minuta në Prizren në ndërtesën e Pro CreditBank, derisa ishte gjatë orarit të tij të punës në cilësinë e personit zyrtar, pa autorizim kumton, dërgon dhe vë në dispozicion personit tjetër informacionin, i cili përbën fshehtësi zyrtare ose siguron informacionin e tillë, me qëllim që atë informacion ta përcjellë te një person i paautorizuar, në atë mënyrë që duke mos pasur autorizim i qaset llogarive bankare të dy klientëve të bankës, pikërisht të llogarisë bankare të NexhatÇoçaj dhe llogarisë bankare të Bekim Thaqit, duke hyrë në llogaritë e tyre nëpërmes sistemit qendror elektronik të bankës, i printon informacionet të cilat përbëjnë fshehtësi zyrtare- gjendjen e llogarive bankare të dy klientëve të bankës, duke thyer procedurat e aplikueshme bankare, e pikërisht marrëveshjen mbi konfidencialitetin dhe mos zbulimin e informacioneve bankare”, thuhet në reagimin e Gjykatës Themelore në Prizren, transmeton “PrizrenPress”.

“Këso dore ka kryer veprën penale zbulim i fshehtësisë zyrtare nga neni 347 par.1 të KPK-së”.

“Gjykata Themelore në Prizren ka mbajtur 14 seanca gjyqësore, dhe në seancën e fundit të mbajtur me datën 04.08.2015, i akuzuari në fillim të shqyrtimit kryesor e pranon fajësinë lidhur me veprën penale e cila i vihet në barrë”.

“Gjykata Themelore në Prizren e ka shpallur fajtor dhe të njëjtin e ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muajve, i cili dënim i zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej 5.000 (pesëmijë) euro. Pra Gjykata e ka dënuar të akuzuarin në fjalë i cili e ka zbuluar fshehtësinë zyrtare për të cilën e ka pasur obligim ta ruaj”.

“Nuk janë të vërteta disa deklarata që janë publiku në lajme dhe portale lidhur me atë se Gjykata Themelore në Prizren “dënon denoncuesin dhe nuk e trajton fare rastin e drejtorit i cili ka abuzuar me mjete publike”.

“Për dijeninë e të gjithëve është se pranë kësaj Gjykate është duke u zhvilluar procesi gjyqësor ndaj Drejtorit të Arsimit të Komunës së Prizrenit Nexhat Çoçaj dhe Bekim Thaqit mësimdhënës për – Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422/1-31 të KPK-së, – dhe së shpejti pritet përfundimi i këtij procesi gjyqësor”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot mbahet edicioni VIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec

Sot mbahet edicioni VIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë organizuar nga Fondi për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi në Rahovec. Sipas traditës së Festivalit gjithnjë ruhen...

Bashkimi triumfon në njërën nga ndeshjet më emocionuese këtë edicion

Në një super ndeshje, dhe njërën nga sfidat më interesante në këtë edicion, Bashkimi fitoi ndaj GO+ Pejës pas dy vazhdimeve, me shifrat 118:119...

Lajmet e Fundit