25.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Reagon “HandiKOS”: Begaj, luftëtar i denjë i të drejtave të qytetarëve me aftësi të kufizuara

Organizatat e Personave me Aftësi të Kufizuara ”HandiKOS”, të Komunave Malishevë dhe Drenas kanë reaguar ndaj deklarimeve të fundit për rastin e Fetah Rudit. Përmes një komunikate “HandiKOS” ka thënë se të gjitha të arriturat që kanë të bëjnë në komunën e Malishevës lidhur me përparimin e të drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara, luftën ndaj diskriminimit të tyre, krijimin e kushteve për një jetë sa më të mirë dhe të dinjitetshme të tyre, si në shkollim, mbrojtje sociale, shëndetësi, punësim, rehabilitim etj, lidhen me kontributin direkt dhe indirekt të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

“HandiKOS” e cilëson Begajn si  luftëtar i denjë i të drejtave të qytetarëve me aftësi të kufizuara.

“Organizatat e Personave me Aftësi të Kufizuara ”HandiKOS”, të Komunave Malishevë dhe Drenas, si një njësi organizative regjionale, sipas organizimit të brendshëm të HandiKOS-it të Kosovës, lidhur me reagimet e fundit të disa individëve, organizatave të shoqërisë civile, KMLDNJ-së, dhe mediave të shkruara dhe elektronike, mbi deklaratat e Kryetarit të Komunës së Malishevës z. Ragip Begaj.

1.Handikos si organizatë joqeveriatere, humanitare, joprofitabile, jopartiake , jofetare…pa dashur të implikohet në çështjet politike të Komunës së Malishevës dhe pa dashur që ta mbronë Kryetarin e Komunës z.Ragip Begaj për deklaratat e tij të fundit lidhur me rastin Rudi, e informon opinionin e gjerë publik dhe mbanë përgjegjësi morale dhe juridike,se të gjitha të arriturat që kanë të bëjnë në këtë komunë lidhur me përparimin e të drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara, luftën ndaj diskriminimit të tyre, krijimin e kushteve për një jetë sa më të mirë dhe të dinjitetshme të tyre, si në shkoillim, mbrojtje sociale, shëndetësi, punësim, rehabilitim etj, lidhen me kontributin direkt dhe indirekt të z.Ragip Begaj ,kryetar aktual i Komunës së Malishevës.

2.Për Handikos-in, Personat me Aftësi të Kufizuara dhe familjarët e tyre,z. Begaj, njihet si njeri me shpirt human, paqësor, pajtues dhe luftëtar i denjë i të drejtave të Qytetarëve me Aftësi të Kufizuara.

3.Kontributi i z.Ragip Begaj, është i ndërlidhur direkt me funksionimin e qendrës së rehabilitimit të bazuar në bashkësi në Malishevë, qendër kjo e cila është shtëpi e dytë e Personave me Aftësi të Kufizuara, me të gjitha standartet e nevojshme për ofrimin e shërbimeve për PAK-ët, dhe një ndër qendrat më të mira në Kosovë. Këso qendre, sot nuk kanë edhe shumë komuna më të mëdha dhe me buxhet marramendës në krahasim me Komunën e Malishvës, siç janë; komunat Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj etj.

4.Komuna e Malishevës është një ndër komunat më të varfëra në Kosovë dhe me buxhetin më të vogël në krahasim me shumë komuna tjera, por është një ndër komunat , që më së shumti ndanë buxhet për Handikos-in dhe Personat me Aftësi të Kufizuar, përjashtuar Komunën e Therandës.

5.Derisa Komuna e Malishevës ndanë buxhet vjetor mbi 22,000,00 euro në vit për Handikos-in, komunat tjera si Mitrovica për Handikosin ndanë buxhet 4000 , Prishtina në këtë vit nuk ka ndarë asnjë cent,Gjakova 3.000, Ferizaj asnjë cent, Prizreni 1.000, e kështu me radhë.

6.Në Komunën e Malishevës, situata e arsimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara, në shkollim të rregullt fillor dhe parafillor, është shumë më e mirë se sa në komunat; Prishtinë, Pejë, Gjilan, Mitrovicë dhe shumë komuna tjera.
Sot nga Komuna e Malishevës kemi student në fakultet, që janë përdorues të karrigave me rrota ku është rast i rrallë që kemi edhe nga komunat tjera.

7.Shërbimet sociale, shëndetësore dhe rehabilituese për Personat me Aftësi të Kufizuara ,janë shumë më të avansuar se sa në shumë komuna tjera të Kosovës.

8.Të gjitha këto e shumë suksese tjera, janë kontribut i Komunës së Malishevës, e direkt kontribut i z.Ragip, Begaj edhe atëher ë kur ka qenë nënkryetar i komunës në mandatin me PDK-në, edhe tani si kryetar i Komunës së Malishevës.

9.Handikos, ju bënë thirrje të gjithë atyre individëve, shoqatave të shoqërisë civile, asoacioneve , mediave etj, të cilëve ju dhemb zemra e kanë ndjenja njerëzore për Fetah Rudin, dhe shumë personave me aftësi të kufizuara, ta ndihmojnë Komunën e Malishevës, e në këtë rastë edhe z.Ragip Begaj, që t`i krijojn ë kushte të përshtatshme, për çasje për z.Fetah Rudi dhe shumë anëtarëve të HandiKos-it, që sot presin për punësim, sepse kështu do t`i kontribuojnë përmirësimit të jetës së qyetarëve me afëtsi të kufizuara, klimës poltike në Kosovë dhe avansimit të të drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara në Malishevë dhe në përgjithësi në Kosovë”, thuhet në komunikatë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

SBASHK-u mësimdhënësve: Mos nënshkruani ndryshimet e Kontratës së punës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), thotë se kohëve të fundit po qarkullon një version i ri...

Dueli i tretë final mes Trepçës dhe Yllit

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të përballen në ndeshjen e tretë të serisë finale të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll. Pas dy...

Lajmet e Fundit