Reali ia plotëson dëshiron Ronaldos, ia bën pagën sa të Messit e Neymarit

Real Madridi raportohet se ka vendosur t’i ofrojë Cristiano Ronaldos pagë rreth 650 mijë eurosh për javë.

Gjatë pjesë së parë të sezonit, Ronaldo ka shënuar vetëm katër gola në La Ligë dhe emri i tij është përmendur për një kalim të mundshëm te Manchester Unitedi ose Paris Saint-Germaini.

Gjithsesi, sipas Corriere Dello Sport, Reali mbetet i vendosur për ta mbajtur Ronaldon në Bernabeun dhe është i gatshëm t’ia rrisë pagën në nivel të Lionel Messit e Neymarit.

32-vjeçari ka edhe katër vjet e gjysmë në kontratën aktuale, por Reali shpreson ta bindë të qëndrojë akoma në Spanjë.

Reali aktualisht është 14 pikë prapa liderit Barcelona në tabelën e La Ligës.

Më Shumë

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Marshi i Çlirimit mbledh çiklistët në Dragash

Për nder të Ditës së Çlirimit, Klubi i Çiklizmit Opoja, me mbështetjen e Komunës së Dragashit, organizon sot (e dielë, 28 qershor 2026), Marshin...

Lajmet e Fundit