17.8 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Rebelët në Nigeri sulmojnë shkollën dhe rrëmbejnë studentët

Njerëz të armatosur sulmuan një kolegj në Nigerinë veriperëndimore herët këtë mëngjes, hapën zjarr dhe rrëmbyen një numër të panjohur studentësh, tha një zëdhënës i policisë nigeriane për CNN.

Studentët u rrëmbyen nga Shkolla Federale e Mekanizimit të Pyjeve, në shtetin federal të Kaduna.Ky është rrëmbimi i tretë nga një shkollë në Nigerinë veriore këtë vit dhe policia thotë se po punon për të shpëtuar studentët.

“Policia dhe ushtria janë në detyrë. Ne jemi duke u përpjekur të lidhemi me administratën e shkollës në mënyrë që të dimë numrin e saktë të nxënësve të rrëmbyer, dhe pastaj të shohim nëse mund t’i shpëtojmë ata të padëmtuar dhe të arrestojmë autorët, “tha zëdhënësi i policisë Kaduna Mohamed Jalige.

Më Shumë

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet heroi Besim Ndrecaj

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe në Suharekë. Ishte ai që...

Bashkimi në finale

Bashkimi mposht Borën me rezultat 100–76 në ndeshjen vendimtare dhe me rezultat të përgjithshëm 3–2 në seri, siguron finalen e Playoff-it. Pjesa e parë ishte...

Lajmet e Fundit