8.3 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Reforma e nisur nga MPJ-ja, një mashtrim i opinionit

Militantët e partive, drejt përforcimit të pozitave të tyre

“Ky shërbim është joprofesional dhe jo i karrierës, është shërbim partiak i përbërë prej njerëzve të parapolitikës. Ambasadorët kryesisht janë njerëz të PDK-së dhe LDK-së, partiakë dhe bashkëpartiakë, madje edhe ish-përkthyes personalë të Hashimit apo ministra të kabinetit të dikurshëm të tij”, ka theksuar analisti Blerim Burjani

Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Jashtme e ka paraqitur dhe kabineti qeveritar e ka miratuar për procedim në Kuvend Projektligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, me të cilin, sipas arsyetimit të dhënë synohet një lloj reforme në këtë fushë.

Sipas arsyetimit të Qeverisë, ky projektligj pretendon të rregullojë më mirë funksionimin e Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, i cili përfshin Ministrinë e Punëve të Jashtme, misionet diplomatike, postet konsullore dhe nëpunësit e Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, si dhe çështjet e tjera, që ndërlidhen me funksionimin dhe veprimtarinë e Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës.

Sipas këtij projektligji, që pritet të shqyrtohet në Kuvend në fillim të sesionit vjeshtor, risi është që në të ardhmen të futet kushtëzimi i pranimit në Shërbimin e Jashtëm me kalimin me sukses të një periudhe provuese prej dy viteve dhe kalimit me sukses të provimit pranues për kandidatët, që do të provojnë të jenë pjesë e shërbimit diplomatik të Kosovës. Këshilltari i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Ardian Arifaj, ka theksuar se qëllimi i kësaj risie është që të rritet cilësia dhe përgatitja profesionale e diplomatëve të karrierës../Kosova Sot/

Më Shumë

Bashkimi lufton me zemër, por Dijon merr fitoren pas një vazhdimi dramatik në Prizren

Bashkimi ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme mbrëmjen e së mërkurës ndaj skuadrës franceze Dijonit, por në fund u mposht me rezultat 73-84, pas një...

Roja lidhet për një pemë, 3 persona të armatosur futen në një kompani private në Rahovec

Një punëtor në një kompani private në Rahovec është lidhur për një peme në oborr, nga tre persona të cilët kishin hyrë për të...

Lajmet e Fundit